• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

31/05/2025
in Politikë
Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve të 11 Majit.

Në një intervistë për A2 CNN, Alimehmeti, i cili është një prej kandidatëve më të votuar por që nuk arriti që të merrte një mandat në Kuvend, shpjegon përse kërkoi rinumërim të votave. Teksa denoncon se KQZ i vonoi dhënien e pamjeve filmike për të konstatuar parregullsitë në numërim, shton se sërish ka evidentuar problematika.

“Vota është votë, qytetarët kanë dhënë votën për një kandidat apo një kandidat tjetër, një parti apo një parti tjetër. Kjo duhet lexuar ashtu siç është, është e pamundur në 2025 të mos të dimë të numërojmë votat. A mund të numërojmë siç duhet këto vota? Kjo është çështje parimore”, u shpreh Alimehmeti.

Në dokumentin e dorëzuar në KQZ që u rrëzua nga KAS pasi PD nuk kishte dhënë miratimin për ankesën, Alimehmeti ngre pretendime se shumë vota preferenciale për të janë numëruar për kandidatë të tjerë, por sërish për A2CNN pohon se luftën nuk e ka me askënd por kërkon të vendosë drejtësi.

“Nuk ka lidhje me një individ apo me një parti të caktuar e më radhë. Kjo ka të bëjë me parimin bazë, vota duhet të shkojë atje ku meriton dhe haku duhet të shkojë tek ai që e ka marrë atë votë”, i tha ai A2 CNN.

Në radhët e demokratëve ende nuk shihet dëshira për të reflektuar mbi votën, por Alimehmeti tregon se analiza e brendshme është e domosdoshme për të mos përsëritur gabimet.

“Absolutisht ka gjithmonë nevojë për analizë, ka nevojë të shihet se çfarë funksionoi dhe çfarë nuk funksionoi, në mënyrë që gjërat të bëhet edhe më mirë. Për shumë veta procesi ka përfunduar, por për një numër të vogël njerëzish ne jemi ende në proces, kështu që kur të mbarojë do kemi edhe këtë analizë të plotë, ndaj këto pamje duhen edhe për analizë të brendshme, që të kuptohet se çfarë u bë mirë dhe çfarë u bë keq. Në mënyrë që të shkosh në mënyrë më të duhur në zgjedhjet e ardhshme, se zgjedhje të tjera do këtë prapë, e rëndësishme është që gabimet të mos përsëriten” deklaroi ai për A2 CNN.

Ilir Alimehmeti pohon se zgjedhjet u dëmtuan edhe nga sistemi elektoral, që sipas tij ka shkëputur lidhjen mes votuesit dhe të zgjedhurve.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!