• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Kazino ilegale në Lezhë, Gjykata cakton arrest shtëpie për 47-vjeçarin

05/01/2026
in Kronikë
Kazino ilegale në Lezhë, Gjykata cakton arrest shtëpie për 47-vjeçarin

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 47-vjeçarin Bledar Arapi, i arrestuar disa ditë më parë në flagrancë si përgjegjës i një kazinoje ilegale të zbuluar në bulevardin “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe dëgjimit të palëve, gjyqtarja Eglantina Biba e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe pranoi kërkesën e prokurores së çështjes, Irena Sufaj, duke caktuar ndaj Arapit masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Sipas vendimit të gjykatës, Bledar Arapi është i detyruar të mos largohet nga banesa e tij. Gjykata urdhëroi gjithashtu lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia, pasi ndaj tij nuk ka masa të tjera sigurimi apo dënime për vepra të tjera penale.

Operacioni policor i koduar “Fishat” u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Gjatë kontrollit në një godinë trekatëshe, e marrë me qira nga shtetasi Elger Uka, 24 vjeç, i shpallur në kërkim, rezultoi se katet e dyta dhe të treta ishin përshtatur për ushtrimin e lojërave të fatit dhe përdorim droge.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda, ka nisur një hetim disiplinor ndaj disa drejtuesve dhe punonjësve të policisë, të cilët dyshohet se nuk kanë marrë masa për evidentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme në qendër të qytetit të Lezhës.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!