• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

10/03/2026
in Kronikë
Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Dhomat e Bashkuara të Gjykatës së Lartë pritet të marrin një vendim unifikues në prill, pas kërkesës së kreut të Gjykatës së Lartë, që të rishqyrtohen praktikat aktuale të gjykatave shqiptare, të cilat, me kërkesë të prokurorive, vendosin kryesisht t’i lënë në qeli apo arrest shtëpie shumicën e të pandehurve.

Nëse Gjykata e Lartë do marrë këtë vendim, shumë të paraburgosur mund të fitojnë lirinë dhe të gjykohen kështu deri në marrjen e vendimit të formës së prerë. Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se janë bërë vonesa të shumta për shqyrtimin e kësaj çështjeje.

Ai theksoi se numri i të paraburgosurve është më i lartë se ata që janë dënuar me vendim të formës së prerës, dhe ky realitet tha ai duhet të ndryshojë sa më parë. Sipas avokatit, të dhënat mbi numrin e të paraburgosurve tregojnë se sistemi gjyqësor është në anormalitet të plotë.

“Jemi shumë të vonuar për shqyrtimin e çështjes. Ne kemi më shumë të paraburgosur se ata të dënuar me burg. Ky është një anormalitet dhe një çrregullim i sistemit gjyqësor. Nismë shumë e  mirë, është mjaft e shumëpritur. Masa “arrest me burg” jepet në situata të jashtëzakonshme. Kolegjet e bashkuara në atë vendim unifikues duhet t’i përcaktojnë gjërat e sakta. Nuk u duhet lënë hapësirë prokurorëve për keqinterpretime. Një i burgosur i kushton 300 euro në ditë shtetit shqiptar. Do të frenojë dhe korrupsionin në sistemin e drejtësisë. Korrupsioni në sistemin gjyqësor bëhet kryesisht te masat e sigurimit”, tha ai.

Avokati komentoi dhe qëndrimin e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i cili nuk lejoi heqjen e imunitetit, të kërkuar nga SPAK, për deputeten Belinda Balluku. Sipas tij, Partia Socialiste mbajti qëndrim korrekt dhe respektoi plotësisht Kushtetutën e Shqipërisë.

“Një qëndrim kushtetues. Respektoi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet të mbyllë sytë. Qëndrimi që mbajti grupi i PS, për të mos e lëshuar imunitet, është një shuplakë që i jepet SPAK, i cili tregoi zell të tepruar jo vetëm për Ballukun, por edhe krerët e tjerë  të PS”,  tha ai.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!