AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

by SHT Media
09/03/2026
in Botë
6
0
Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në zona banimi në jug të Libanit më herët këtë muaj, duke shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar. Janë këto gjetjet e raportit të fundit organizata e të drejtave të njeriut me seli në Nju Jork Human Rights Watch (HRW).

Në raportin e publikuar të hënën, konfirmohet autenticiteti i shtatë fotografive që tregojnë municione me fosfor të bardhë të lëshuara mbi një zonë banimi në Yohmor, në jug të Libanit, ku shpërthyen zjarre në të paktën dy shtëpi më 3 mars.

Ramzi Kaiss, studiues për Libanin në Human Rights Watch, tha se përdorimi i paligjshëm nga ushtria izraelite i fosforit të bardhë mbi zonat e banuara është jashtëzakonisht alarmues dhe do të ketë pasoja të rënda për civilët.

“Efektet ndezëse të fosforit të bardhë mund të shkaktojnë vdekje ose lëndime mizore që rezultojnë në vuajtje gjatë gjithë jetës”, theksoi ai.

Përdorimi i fosforit të bardhë në shpërthimet në ajër është i paligjshëm dhe i pakontrolluar në zona të populluara, nuk përmbush kërkesën e ligjit ndërkombëtar humanitar për të marrë të gjitha masat e mundshme për të shmangur dëmtimin e civilëve.

Kjo substancë kimike ndizet kur ekspozohet ndaj oksigjenit dhe mund të vërë në zjarr shtëpi, toka bujqësore dhe objekte të tjera civile.

Human Rights Watch zbuloi se në Yohmor, municionet u përdorën në mënyrë të paligjshme mbi zona ku kishte përqëndrim civilësh, gjë që çoi në zjarre në shtëpi dhe prona të tjera civile.

Organizata verifikoi dhe lokalizoi një imazh të publikuar online nga media libaneze në mëngjesin e 3 marsit, që tregonte të paktën dy municione artilerie me fosfor të bardhë që shpërthenin në ajër mbi një lagje banimi. Forma e resë së tymit nga shpërthimet ishte në përputhje me “nyjën” karakteristike të krijuar nga shpërthimi i predhës së artilerisë M825-series 155 mm që përmban fosfor të bardhë, sipas raportit.

Organizata gjithashtu verifikoi dhe lokalizoi fotografi të publikuara në Facebook nga ekipi i mbrojtjes civile i Komitetit Shëndetësor Islamik në Yohmor, të cilat tregonin punonjës që shuanin zjarre në çatitë e shtëpive dhe në një makinë.

Sipas organizatës, zjarri ka shumë gjasa të jetë shkaktuar nga copa materiali të mbushura me fosfor të bardhë, duke marrë parasysh afërsinë e vendeve me zonën ku u panë municionet që shpërthenin në ajër.

“Izraeli duhet ta ndalojë menjëherë këtë praktikë dhe shtetet që i furnizojnë Izraelit armë, përfshirë municione me fosfor të bardhë, duhet të pezullojnë menjëherë ndihmën ushtarake dhe shitjet e armëve dhe ta shtyjnë Izraelin të ndalojë përdorimin e këtyre municioneve në zona banimi”, tha Kaiss.

Izraeli kishte përdorur fosfor të bardhë edhe më parë, midis tetorit 2023 dhe majit 2024, në fshatrat kufitare në jug të Libanit, duke i vënë civilët në rrezik serioz.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë regjistruar si të zhvendosur në Liban, ndërsa Izraeli ka lëshuar urdhra për zhvendosje të detyruar.

Raporti vjen vetëm disa orë pasi ushtria e Izraelit, e cila ka kryer ditë të tëra sulmesh të ashpra në jug të Bejrutit, tha se po sulmonte objektiva të Hezbollah-ut në kryeqytetin libanez.

Të paktën 394 persona janë vrarë dhe më shumë se 1,000 janë plagosur në Liban nga sulmet izraelite.

Human Rights Watch u bëri thirrje aleatëve kryesorë të Izraelit, përfshirë SHBA-së, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë, të pezullojnë shitjet ushtarake për Izraelin dhe të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve të përfshirë në krime të rënda.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.