• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Italia ultimatum Zvicrës për masakrën e Crans-Montana: Ambasadori kthehet vetëm nëse krijohet grupi i përbashkët hetimor

27/01/2026
in Botë
Italia ultimatum Zvicrës për masakrën e Crans-Montana: Ambasadori kthehet vetëm nëse krijohet grupi i përbashkët hetimor

Tragjedia e natës së Vitit të Ri në resortin e njohur të skive në Crans-Montana është kthyer në një çështje të nxehtë diplomatike midis Italisë dhe Zvicrës.

Qeveria italiane, e drejtuar nga Giorgia Meloni, ka ashpërsuar ndjeshëm tonet mbrëmjen e së hënës, duke kushtëzuar normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me zbardhjen e ngjarjes.

Ultimatum për hetim të përbashkët

Sipas një njoftimi zyrtar, Italia i ka bërë thirrje Zvicrës të “fillojë bashkëpunim efektiv midis autoriteteve gjyqësore të të dy vendeve”.

Kërkesa kryesore e Kryeministres Meloni dhe Ministrit të Jashtëm Antonio Tajani është specifike dhe e panegociueshme: “krijimi i menjëhershëm i një ekipi të përbashkët hetimor”.

“Qëllimi është të përcaktohen, pa vonesa të mëtejshme, ata që janë përgjegjës për masakrën e Crans-Montana të 1 janarit 2026,” thuhet në deklaratën e Romës zyrtare.

Ambasadori “peng” i hetimeve

Si shenjë proteste ndaj ritmit të deritanishëm të hetimeve nga pala zvicerane, Italia ka bërë të ditur se Ambasadori i saj nuk do të kthehet në Bernë derisa të shihet vullnet real bashkëpunimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të vitit 2026 në vendin e njohur si “Constellation” në Crans-Montana. Zjarri, i cili tani cilësohet nga italianët si “masakër”, shkaktoi viktima dhe dëme të mëdha, shumë prej të cilëve dyshohet se janë shtetas italianë.

Edhe gati një muaj pas ngjarjes, turma njerëzish vazhdojnë të mblidhen jashtë rrënojave të “Constellation” për të përkujtuar viktimat, ndërsa presioni për drejtësi po rritet në të dyja anët e kufirit.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!