• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

05/03/2026
in Botë
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia po planifikon të ndihmojë vendet e Gjirit me mbrojtje ajrore në kundërpërgjigje të sulmeve iraniane. Këtë e tha kryeministrja Georgia Meloni, teksa theksoi shqetësimin e Romës për sigurinë e qytetarëve dhe trupave të vet në rajon dhe po ashtu për sigurinë energjetike.

“Ashtu si Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, Italia synon të dërgojë mbështetje për vendet e Gjirit, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore”, tha Meloni për stacionin radiofonik të RTL, të enjten.

Ajo argumentoi se lëvizja nuk kishte të bënte vetëm me lidhjet diplomatike, por edhe prezencën e italianëve në terren. Sipas Melonit, rreth 2 mijë trupa italiane janë të stacionuara në rajon.

Sa i përket mundësisë së përdorimit të bazave amerikane në tokën italiane, kryeministrja tha se vendi i saj dhe aleatët po respektonin kushtet e marrëveshjeve dypalëshe.

“Ajo është përcaktuar në marrëveshje, nuk mund të vihet në pikëpyetje, dhe kjo vlen për këdo”, ishin fjalët e Melonit.

Italia strehon baza ushtarake të përdorura nga SHBA, sipas marrëveshjeve që datojnë në vitin 1954-ën, të cilat janë përditësuar përgjatë viteve. Sipas këtyre ujdive, Meloni thotë se autorizime teknike janë në fuqi për logjistikë dhe të ashtuquajturat operacione jo kinetike, të cilat i përshkruan si aktivitete jo bombarduese.

Nëse do të kishte kërkesë për përdorim më të gjerë të këtyre bazave, Meloni tha se qeveria duhej të kishte autoritet për të vendosur nëse do të japë lejen ose jo, por se ky vendim do të përfshinte parlamentin.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes në Romë, Guido Crosetto, i tha parlamentit këtë të enjte se Italia, Spanja, Franca dhe Holanda do të dërgonin asete detare për të mbrojtur Qipron gjatë ditëve në vazhdim, pasi Irani sulmoi me dronë bazën britanike të Akrotirit.

Më të lexuarat

  • Aksion i befasishëm në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive

    Aksion i befasishëm në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I gjetën armë zjarri me vete, arrestohet në Rinas Aurel Deliu, pjesë e grupit të Marklen Hakës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kjo punë lahet me gjak”, pasi dhunoi fëmijët, mësuesja kërcënon nënën denoncuese!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk shoh të ardhme artistike tek Miri”/Shëndrit Lumi: Me ikjen e Dr Florit, West Side Family nuk ka të njëjtën energji

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dëshmitë tronditëse për aksidentin në Durrës, gjyshja e viktimës telefonoi policinë disa minuta para

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Demokratja vë në vështirësi Berishën: Si ka mundësi që nuk ka kandidatë për kryetar të PD? Berisha: Përtojnë të garojnë, kanë edhe frikë nga humbja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump nënshkruan strategjinë e re kundër terrorizmit, fokus te kartelet dhe kërcënimet në Hemisferën Perëndimore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas debatit në “Ferma VIP 3”, reagon për herë të parë Eduart Grishaj, tregon lidhjen me Olën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përshkallëzim i ri në Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet cisternën iraniane në Gjirin e Omanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!