AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë, ‘Çipuri’ la qelinë në fillim të marsit! Edhe në Apel prokurori hoqi dorë nga ankimimi

by SHT Media
23/04/2024
in Kronikë
6
0
Ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë, ‘Çipuri’ la qelinë në fillim të marsit! Edhe në Apel prokurori hoqi dorë nga ankimimi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Armando Sulejmani, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë arrestuar në shkurt të këtij viti pasi po lëvizte me një makinë me targa të vjedhura ka mëse një muaj që është i lirë.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Tiranës më 8 mars 2024 e cila caktoi si masë sigurimi për personin nen hetim atë të “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale dhe urdhëroi lirimin e tij

Prokuroia e Tiranës apeloi vendimin duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në ‘arrest me burg’ por më pas mësohet se prokurori i Apelit, Genti Xholi ka hequr dorë nga ankimimi.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm përmes një njoftimi për median sqaron çfarë ka ndodhur me procesin gjyqësor në ngarkim të Sulejmanit.

Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. Genti Xholi,  gjatë gjykimit, në seancë gjyqësore, hoqi dorë nga ankimi i ushtruar. Në përfundim të gjykimit, më datë 03.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Dritan Hasani, vendosi:- Mospranimin e ankimit të paraqitur nga prokurori kundër vendimit Nr.612 Akti, datë 08.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Arrestimi i Cipurit

Më dt.21.02.2024, rreth orës 20:30 gjate patrullimit nga shërbimet e Forcës se Posaçme “Shqiponja” në lagjen nr.15, Durrës në afërsi të universitetit është vëne re i ndaluar një automjet tip “ Mercedes- Benz” me targa AB627IE. Nga ana e shërbimit është bëre verifikimi i kësaj targe nga salla operative, ku ka rezultuar se kjo targe i përkiste një automjeti tip “Land Rover”, e cila është denoncuar e vjedhur ne Tirane. Pasi janë afruar këtij automjeti i kanë bërë shenjë drejtuesit të tij që të mos lëvizte nga mjeti, por në këto momente ai ka tentuar të largohet me shpejtësi.

Pasi ka ecur disa metra ka ndaluar për shkak se rruga ka qenë e bllokuar me një grumbull dheu ndërkohe aty janë afruar punonjësit e policisë, të cilët kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit, Armando Sulejmani, lindur dhe banues në Vlorë. Gjatë kontrollit qe i është bëre automjetit te tij tek leva e marshit është gjetur e mbështjelle në qese një kaçavidë së bashku me disa vida si ato që shërbejnë për fiksimin e targave të mjeteve, ndërsa në bagazhin e këtij mjeti janë gjetur dy targa automjetesh AB273GY .Pasi është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit te Policisë Durrës është bërë identifikimi i mëtejshëm i targave që kishte të vendosura në automjetin e tij, ky shtetas, të cilat rezultojnë të shpaluara në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tirane në datën 03.11.2023 pasi ato i përkisnin një automjeti tip “Land Rover” i denoncuar i vjedhur. Ndërsa dy target AB273GY të gjetura në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në përdorim nga shtetasi Armando Sulejmani rezultojnë se ishin targat e rregullta të këtij automjeti, i cili rezulton te jete në pronësi të shtetasit L.Z.

 

 

Apeli

Pasi e shqyrtoi çështjen, gjykata e Tiranës caktoi si masë sigurimi për personin nën hetim Armando Sulejmani atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” çdo datë 7-17 të muajit, ora 11.00. Prokuroria e Tiranës e kundërshton këtë vendim dhe ka bërë apel në shkallën e dytë të gjyqësorit, e cila vendosi mospranimin e ankimit, për pasojë Sulejmani do të vijojë nën masën e detyrimit për t’u paraqitur. Armando Sulejmani dyshohet një prej emrave më të njohur të krimit në Vlorë dhe për përfshirje në krime të rënda./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit
  • Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.