AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

by SHT Media
13/03/2026
in Botë
6
0
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deti i Kuq dhe Gjiri Persik: dy rrugë shpesh të kërcënuara nga minat. Një mënyrë e thjeshtë për palët ndërluftuese për të ndikuar mbi ekonominë, për të reduktuar trafikun dhe për të krijuar probleme logjistike. Veprime ndonjëherë me përgjegjësi të qarta e ndonjëherë të maskuara.

Në verën e vitit 1984 u dha alarmi për praninë e mjeteve shpërthyese përgjatë rrugës ujore që nga Bab el Mandeb deri në veri, në Suez. U dyshua për një manovër terroriste, u përmend xhihadi islamik, por më pas vëmendja u përqendrua tek një anije mallrash libiane, e konsideruar e përfshirë në sabotazh. Një nga gjestet e shumta të kolonelit libian Muammar Gaddafi.

Sfida e parë e vërtetë, megjithatë, ndodhi aty ku sot zhvillohen luftime, mes brigjeve të Iranit, Irakut dhe monarkive të naftës. Gjatë konfliktit 1980‑1988 mes Teheranit dhe Bagdadit, të dyja palët përdorën minat. Fillimisht u dëmtuan disa tankerë, të goditur nga sisteme sovjetike në përdorim nga të dyja palët.

Përballë kërcënimit, Perëndimi ndërhyri disa herë, fillimisht me eskortë dhe më pas me aktivitete pastrimi të këtyre korridoreve strategjike për naftën dhe tregtinë. Një mision kompleks, plot rreziqe. Në shkurt 1991 një kryqëzor amerikan i klasës Ticonderoga dhe një njësi për sulme amfibie të Marinës pësojnë dëmtime të mëdha në trupin e anijes për shkak të minave.

Pastrimi i sektorit kërkoi disa muaj me angazhimin e një task force ndërkombëtare që kishte avantazhin të vepronte pa qenë nën zjarrin e armikut. Një skenar shumë i ndryshëm nga ai aktual.

Me situatën e krijuar rreth Hormuzit, iranianët mund të kenë shumë armë në dispozicion, duke qenë se janë përgatitur për këtë skenar. Ekzistojnë disa lloje minash në dispozicion të një Marine. Minat mund të vendosen në fundin e detit. Të ankoruara në një “kuotë” të caktuar falë një kablli të lidhur me një zavorr në fund. Të lëvizshme, pra që notojnë.

Të frikshme janë ato të quajtura “mobile”. Disa kanë një silur të vetin që aktivizohet në mënyrë autonome, të tjera të destinuara të “ngjiten” sipas parametrave të paracaktuar. Mund të shpërthejnë në momentin e përplasjes me një anije ose të aktivizohen nga kalimi i një njësie (për këtë quhen “me ndikim”).

Gjithmonë ekziston mundësia e minave “të improvizuara”, të përdorura për shembull nga lëvizja jemenite Houthi, pjesë e Boshtit të rezistencës të krijuar nga Teherani.

Siç theksojnë specialistët, sa më e sofistikuar arma aq më kompleks është përdorimi i saj efektiv. Vendosja e një mine si ngjarje “e vetme” nuk është veçanërisht e vështirë, por kur rritet numri dhe duhet vepruar në mënyrë të fshehtë, nevojitet stërvitje, pajisje dhe një anije e përshtatshme. Niveli i përgatitjes rritet kur duhen përdorur aparate shpërthyese të tipit “digital”.

Pasdaranët dhe Marina iraniane kanë studiuar konfliktet e vjetra, kanë analizuar sjelljen e forcave kundërshtare, kanë marrë parasysh fundet e cekët të Gjirit Persik. Prej këtu lindën mininëndetëset, të zhvilluara me ndihmën e koreano‑veriorëve, varka raketore, motoskafe dhe barka shpërthyese (edhe në version dron). Mjete të shtuar tek një sasi e madhe minash.

Ideja ka qenë gjithmonë ajo e sulmeve “në tufë” për të saturuar mbrojtjet, një taktikë sot e kombinuar me lëshimin masiv të dronëve të pajisur me ngarkesa shpërthyese. Në fund të fundit një program i realizueshëm me burime jo të pakufizuara.

Marrë nga Corriere della Sera

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.