• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Irani hap Ngushticën e Hormuzit. Trump: Një ditë e madhe për botën. Ulet çmimi i naftës

18/04/2026
in Botë, Kryesore
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Kanali i Hormuzit hapet sërish pas 47 ditësh bllokade nga Irani, një vendim që u njoftua në rrjetin X nga ministri i jashtëm i këtij vendi, Abas Aragçi.

“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit”, shkroi Aragçi.

Periudha e mbetur e armëpushimit përfundon të martën e 22 prillit dhe deri në atë datë, iranianët dhe amerikanët duhet të arrijnë një dakordësi të re në bisedimet e ndërmjetësuara nga Pakistani.

Në një seri postimesh në rrjetet sociale, presidenti amerikan Donald Tramp e quajti një ditë madhështore dhe brilante për botën, ndërsa falenderoi Iranin për këtë vendim.

Edhe pse tha se Ngushtica është plotësisht e hapur për biznes nga ana e Iranit, shefi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se bllokada amerikane do të qëndrojë në fuqi kur të arrihet një marrëveshje e përfundimtare me Teheranin.

“Bllokada detare do të mbetet në fuqi me efekt të plotë për Iranin, deri kur punët tona me Iranin të jenë kryer 100%”, u shpreh presidenti amerikan.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur optimizmin se këtë fundjavë do të ketë një raund të dytë bisedimesh me Iranin.

Mes postimeve që vërshuan në rrjetin e tij Truth, Trump tha se Irani kishte rënë dakord të mos e mbyllë më Hormuzin dhe të mos e përdorë si armë kundër botës.

Ndryshe nga kryediplomati iranian, presidenti amerikan tha se hapja e Ngushticës nuk lidhet kurrsesi me Libanin, ndërsa theksoi se ia ka ndaluar Izraelit të bombardojë ende Libanin. Zëdhënësi i presidentit iranian u përgjigj në rrjetin X, duke thënë se hapja e Ngushticës është e kufizuar dhe shërben për të testuar angazhimin nga pala kundërshtare.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Donald Tramp tha se do të punojë me Iranin për mbledhur pluhurin bërthamor të uraniumit të pasuruar për ta rikthyer në Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan beson se fushata e bombardimeve ia ka shkatërruar rezervat e uraniumit të pasuruar, që mund të përdorej për prodhimin e armëve bërthamore. Besohet se Irani ka patur deri 450 kilogram uranium të pasuruar në masën 60%.

Hapja e Ngushticës u përshëndet nga presidenti francez, kryeministri britanik, kancelari gjerman, kryeministrja italiane dhe pjesëmarrës të tjerë të samitit me 40 vende të mbledhur në një Samit në Paris për të diskutuar mbi mënyrat e mbajtjes hapur të Hormuzit. Megjithatë, ata shprehën nevojën për të qenë të angazhuar, pasi nuk ka garanci se Ngushtica do të qëndrojë gjatë e hapur.

Bursat e naftës së papërpunuar në Londër dhe Teksas reaguan menjëherë duke reduktuar çmimin deri në 83 dollarë për fuçi, një rënie drastike me më shumë se 11%.

Më të lexuarat

  • Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet protesta e PD-së! Nga hedhja e molotovëve, te shpërndarja me ujë dhe spraj, 90 minuta tension e përplasje me policinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka qenë e sulmuar gjatë këtyre ditëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 1 orë vetëm thirrje kundër Ramës me megafon/ Nis marshimi, Berisha udhëheq militantët drejt ministrisë së Brendshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat pas deklaratës së Olës, zbulon bisedën me Arbanën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Panda dhe simbolika e një sistemi që nuk ndryshon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi Meloni-Rubio në Romë, zbardhen diskutimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!