• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

10/03/2026
in Politikë
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Posta elektronike e Kuvendit të Shqipërisë është shënjestruar nga një sulm kibernetik i grupit iranian Homeland Justice. Në rrjetin Telegram, ata kanë publikuar email-e të deputetëve që mbajnë datën 3 mars 2026.

Për të shpjeguar më mirë këtë sulm, ekspertja e sigurisë kibernetike, Migena Buzra, ndodhet në një lidhje direkte me “Studio Live” në Report Tv. “Nuk është thjesht një incident, është një operacion shumë i sofistikuar kibernetik me dimension politik e publik”, shprehet Buzra.

Më pas, ajo shpjegon fazat që janë ndjekur për ndërhyrjen brenda sistemit të Kuvendit. Fillimisht ka ndodhur me emaile që duken si të besueshme dhe shërbejnë për vjedhjen e fjalëkalimeve ose me bashkëlidhje që kanë një lloj ‘virusi’ të bashkëngjitur për të garantuar hyrjen. Më tej, janë komprometuar kredencialet dhe hakerët kanë arritur të qëndrojnë brenda rrjetit pa u vënë re.

“Mund të kenë qenë disa hapa ku hyrja e parë ka ndodhur duke përdorur emaile të personalizuara, të dukshme si të besueshme dhe përmbajnë linqe për vjedhjen e fjalëkalimeve, dokumente, malware e të tjera. Bashkëlidhje që instalohen në kompjuter. Nëse përdoruesi hap dokumentet ose jep kredencialet, sulmuesi mund të hyjë në të gjitha dokumentet e brendshme. Si fazë ose skenar i dytë ka ndodhur komprometimi i kredencialeve dhe metoda më e zakonshme janë vjedhja nga incidente të tjera që kanë qenë më herët, sulmuesit mund të përdorin çelësat e sesioneve pa prekur fjalëkalimin dhe të qëndrojnë për periudha kohore, edhe pse kjo s’është e dukshme për përdoruesin. Lëvizja brenda rrjetit ku ka komprometim të rrjetit, të të dhënave të secilit individ brenda Kuvendit”, tha ekspertja.

Buzra shpjegon se sulme të tilla janë hibdride dhe kanë si synim edhe presionin psikologjik.

“Sulmuesi merr një kontroll mbi pjesën më të rëndësishme të infrastrukturës duke marrë edhe dokumente që i shkarkojnë përmes kanaleve të enkriptuara. Më e rëndësishmja është operacioni psikologjik dhe lufta e informacionit. Homeland Justice, siç ne e kemi analizuar, kombinon tre elementë shumë të rëndësishëm: sulmi teknik, publikimi selektiv i të dhënave sepse nuk supozohet që kanë të gjitha të dhënat për të bërë më pas presion psikologjik. Kjo më pas përfshin propagandën, destabilizimin e me radhë, pra nuk duan të shohin vetëm informacionin, por duan që politika dhe publiku të reagojnë emocionalisht”, tha Buzra duke shtuar se nuk është rasti i parë.

Ekspertja shton se hakerët kanë synuar kontroll të qëndrueshëm në rrjetin e brendshëm, por siguron se nuk e kanë të gjithë databazën.

“Nëse grupi Homeland Justice apo ndonjë tjetër do të kishte të gjithë databazën, do e kishte publikuar deri tani”, shprehet ajo duke shtuar se po kryhen edhe verifikimet e nevojshme.

Në fund, Buzra tha se nuk ka vend për panik.

“Nuk ka vend për panik, por duhet të jemi vigjilentë për të pasur autorësinë mbi sistemet që punojmë”, përmbylli ekspertja.

Më të lexuarat

  • Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika nga lufta ‘paralizon’ Hormuzin, anijet braktisin korridorin më të rëndësishëm të naftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk jam antiamerikane”, Meloni trazon Italinë: Presidenti i ri mund të mos jetë nga e majta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U largua nga PS, iu bashkua protestuesve/ Balla thirrje “Neomalsores”: Dorëzo mandatin, i përket socialistëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Spiropali “thumbon” Ramën”?! Hedh tezën e “shqiptarit të ri”: Ka mision fitoren e lirisë mbi nënshtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E dinte se Skënderbeu ishte markë rrobash, Dea Mishel përjashtohet nga qeveria teknike e Shqipërisë së re, ‘digjet’ edhe Rizarta Hoxha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!