AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Sociale

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare Partner Institucional në Forumin e Samitit NATO-S ne HAGE

by SHT Media
14/04/2025
in Sociale
6
0
Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare Partner Institucional në Forumin  e Samitit NATO-S ne HAGE
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) është zgjedhur Partner Institucional në Forumin Publik të NATO-s 2025, i cili do të mbahet më 24-25 qershor në Hagë njoftoi sot një zëdhënës  I këtij Instituti.  Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare do të jetë organizata ekskluzive që do të përfaqësojë dhe do të përforcojë Forumin Publik të NATO-s në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit. AIIS do të jetë zyrtarisht prezent në diskutimet kyçe që do të ndodhin në Samitin e Hages dhe do të formësojnë të ardhmen e Aleancës.

Partneriteti Institucional është një status i privilegjuar që NATO ofron për një grup të zgjedhur Institutesh dhe qendrash kerkimore në njohje të rolit të rëndësishëm që ata luajnë në  studimin  dhe  debatin për sigurinë transatlantike në vendet e tyre. Kjo ftesë, e bërë nga Divizioni i Diplomacisë Publike i NATO-s, njeh kontributet shumëvjeçare të AIIS në debatet dhe kërkimet mbi sigurinë transatlantike.“Ne jemi të nderuar që edhe në  këtë Samit të Aleancës Instituti I Studimeve Ndërkobmëtare do të jetë një Partner Institucional në konferencën që shoqëron Samitin e sivjetshëm të NATO-s në Holandë, pas atij të vitit të kaluar në Uashington,” tha Albert Rakipi, Kryetar i Institutit. “Kjo ftesë është një njohje e më shumë se dy dekadave të punës që instituti i ka kushtuar avancimit të dialogut transatlantik dhe dëshmon rolin tonë në përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësim në NATO gjatë viteve.”Pjesëmarrja e AIIS në Forumin Publik të NATO-s — i organizuar në bashkëpunim me Qeverinë e Holandës, Institutin Clingendael, Qendrën e Hagës për Studime Strategjike dhe Këshillin Atlantike të Holandës — nënvizon përkushtimin e vijueshëm të institutit për promovimin e bashkëpunimit, stabilitetit dhe sigurisë në arenën ndërkombëtare. Si Partner Institucional, AIIS i bashkohet një grupi të zgjedhur institucionesh të njohura për rolin e tyre në nxitjen e diskutimit mbi diplomacinë dhe sigurinë.

Gjithashtu një vit më parë Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare u angazhua  si një partner Institucional në konferencen e Samitit të aleancës në Washinnton, në Korrik 2024   krahas instituteve më presigjioze  Europiane.

AIIS me ekspertizën dhe angazhimin akademik kërkimet dhe aktivitetet publike ka qenë instrumental në përgatitjen e Shqipërisë, në nivel  shtetëror dhe atë shoqëror, për anëtarësimin në Aleancë. Pas kësaj, AIIS ka qenë një partner i besueshëm për Institucionet dhe straukturat e  NATO për më shumë se dy dekada, duke zbatuar projekte të suksesshme në Shqipëri dhe rajon që kanë rritur njohuritë, informacionin dhe angazhimin me NATO-n në mesin e aktorëve të rëndësishëm si vendimmarrësit, ekspertët e politikës, profesionistët e rinj, hulumtuesit profesorët dhe studentët

Që prej majit 2023, AIIS është gjithashtu anëtar i asociuar i Kolegjit Evropian të  igurisë dhe Mbrojtjes, duke kontribuar përmes kërkimit, trajnimit dhe aktiviteteve publike në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në kontekstin rajonal dhe evropian.

Tre vjet më parë drejtuesit e Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkobmëtare udhëhoqën projektin për hapjen e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, duke ia paraqitur këtë projekt qeverisë shqiptare vetëm pak ditë para Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tiranë në Dhjetor 2022. “Kolegji i Europës në Tiranë ka qenë, dhe mbetet, një arritje e jashtëzakonnënshme për Shqipërinë, duke krijuar lidhje më të thella mes vendit tonë dhe Perëndimit,” tha Rakipi. “Jam personalisht shumë krenar që përmes këtij projekti kemi ndihmuar vendin të sigurojë një institucion kaq prestigjioz siç është Kolegji i Europës, një hap tjetër në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë që e vendos vendin në hartën evropiane.”

AIIS është vlerësuar në nivel rajonal dhe global për vite radhazi si një nga institutet më të mira hulumtuese në fushat e politikës së jashtme si dhe të studimeve për sigurinë dhe mbrojtjen nga Universiteti i Pensilvanisë.Forumi Publik i NATO-s shërben si një platformë kryesore për diskutime të nivelit të lartë mbi sigurinë globale, duke përfshirë tema si zhvillimet gjeopolitike , marrdheniet transatlantike, ndryshimet klimatike, teknologjitë në zhvillim dhe kërcënimet në evoluim. Samiti i ardhshëm në Hagë, pritet të trajtojë çështjet më urgjente ndërkombëtare dhe të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të NATO-s dhe shteteve të saj anëtare. AIIS pret të ofrojë perspektivën shqiptare dhe të angazhohet me liderë e ekspertë nga e gjithë bota. Detaje të tjera rreth pjesëmarrjes së institutit do të bëhen të ditura me afrimin e ngjarjes.

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.