• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

I thotë “Jo” ftesës së Berishës, Qori: Nuk bashkohemi me hajdutë, jemi vetëm për zgjedhje të parakohshme

07/01/2026
in Politikë
I thotë “Jo” ftesës së Berishës, Qori: Nuk bashkohemi me hajdutë, jemi vetëm për zgjedhje të parakohshme

Kreu i partisë “Lëvizja Bashkë” Arlind Qori ka komentuar ftesën e kreut të PD-së Sali Berisha për tu bashkuar të gjithë së bashku në protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. 

Në një lidhje direkte për Report Tv, në emisionin “Sot, Live në Shqipëri”, Qori u shpreh se “Lëvizja Bashkë” i qëndron moralit dhe refuzon kategorikisht bashkëpunimin me politikën e vjetët e të kalbur për të luftuar të ngjashmit e tyre. Arlind Qori u shpreh se partia e tij kërkon të rrëzojë qëverinë dhe të mbrojë interesat e qytetarëve. 

“Është në strukturën dhe karakterin moral timin dhe të “Lëvizjes Bashkë” që ne të refuzojmë bashkëpunimin me çdo pjesë të politikës së vjetër, të kalbur e korruptuar ndaj oligarkisë ekonomike. Nuk kam hyrë në politikë për tu bërë aleat me një hajdut për të luftuar një palë tjetër hajdutësh. Kam hyrë në politikë për të përfaqësuar aspirata më të mira të qytetarëve që kërkojnë rrëzim të qeverisë dhe rrëzimin e një sistemi të kalbur partiak”, tha Qori. 

I pyetur nga gazetari Nertil Agalliu për një bashkëpunim të mundshëm me partitë e tjera opozitare, konkretisht Adriatik Lapajt apo Agron Shehajt, Qori përgjigjet duke i thënë jo bashkimit me aleatët e Berishës. 

“Të dy këto parti janë në koalicion me Berishën. Mbështesin të njëjtin kandidat për Tiranën. Praktikisht janë parti në koalicion dhe në këtë sens nuk ka kuptim që Lëvizja Bashkë të refuzojë Berishën dhe të bashkohet me aleatët e Berishës”, tha Qori. 

Qori thotë se nuk kërkon qeveri teknike, por vetëm zgjedhje të parakohshme. Kreu i “Lëvizjes Bashkë” tha se Shqipërinë drejt një qeverie teknike do e dërgonte një revoltë e madhe e ngjashme me atë të vitit 1997. 

“Ne jemi vetëm për zgjedhje të parakohshme për 2 arsye. Nga ana teknike askush nuk do ta pengonte dot Ramën nëse për të dalë nga kriza e legjitimitetit do të thërriste zgjedhje të parakohshme. Çdo parti është përpara dilemës, të hyj në zgjedhje apo të marr pushkën e të dal malit. Tani meqenëse un nuk njoh ndonjë parti që del malit me pushtë, atëherë je i detyruar të hysh në zgjedhje. Ramës mund t’ia imponosh Ramës qeverinë teknike vetëm nëse kemi një revoltë të madhe radikale si në 1997 dhe Rama largohet me helikopter”, tha Qori. 

Qeverisë teknike Arlind Qori i thotë jo pasi ajo do t’i shërbente vetëm Berishës dhe Ramës për të kthyer Shqipërinë në sistemin vetëm me 2 parti, për të vjedhur dhe për të ndryshuar ligjet e Kodit Zgjedhor. 

“Berisha kërkon qeveri teknike sepse e di që nuk i fiton dot zgjedhjet. Berisha kërkon që duke bashkëqeverisur me Ramën, se një qeveri teknike d.m.th. qeverisje e Ramës me Berishën, ata mund të arrijnë të ndryshojnë ligjet e reformës në drejtësi për të kufizuar kompetencat e SPAK dhe për të ndryshuar Kodin Zgjedhor. Arsyeja tjetër është se duke vjedhur bashkë, do të mund të vjedhin dhe kur të vijë dita e zgjedhjeve të ardhshme, paritë që janë vjedhur me shpresë do të jenë në kushte të barabarta për të bërë fushatë”, tha ai. 

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!