AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

by SHT Media
11/03/2026
in Kronikë
6
0
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Policisë në Shkodër për arrestimin e shtetasit B.B. pak ditë më parë.

Ky shtetas sipas policisë dyshohet se gjatë ndjekjes nga një patrullë e “Shqiponjave” ka qëlluar në ajër me qëllim kanosjen e uniformave blu dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, në këtë operacion policia arrestoi shtetasin E.B. 43 vjeç pasi ishte drejtuesi i automjetit ku ndodhej B.B.. I arrestuari bashkë me një 17-vjeçar nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe shtoi shpejtësinë e makinës. Dyshohet se në një rrugicë në lagjen “Kiras” shtetasi B.B. ka zbritur nga ky automjet dhe duke vrapuar ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë.

Pas pak minutash, Policia e Shkodrës rrethoi zonën, por i dyshuari arriti që të arratisej, duke i shpëtuar arrestimit të policisë. Gjatë marrjes në pyetje 43-vjeçari E.B. ka mohuar se ka njohje me B.B. Ai shprehet se nuk e ka idenë se kush ka qenë në automjetin e tij.

Shtetasi i prangosur i tha policisë së duke ecur në rrugë një person i ka nxjerrë dorën rastësisht dhe se ka ndaluar duke e marrë në automjet, por sipas tij, nuk e ka idenë se kush është personi që mori në mjetin e tij, duke u shprehur se nuk e di nëse ishte B.B. apo dikush tjetër.

“Një person më nxori dorën në rrugë teksa po ecja me makinë. U ndala dhe e mora, por unë nuk e njoh se kush ishte. Nuk e kam idenë se kush është ai person, pasi nuk kam asnjë lidhje me të. Thjeshtë e mora rastësisht teksa po ecja me makinë”, mësohet të ketë thënë 43-vjecaari për Policinë e Shkodrës.

Ndërkohë shtetasi tjetër 17 vjeç po ashtu nuk ka dhënë asnjë detaj për policinë e Shkodrës, heshtur përpara uniformave blu.

Policia e Shkodrës në atë operacion sekuestroi gëzhojën e plumbit me të cilën dyshohet se ka qëlluar B.B., ndërsa sekuestroi edhe një psitoletë me dollap, që u gjet afër vendit të ngjarjes. Pavarësisht kësaj, gëzhoja nuk korrespondon me pistoletën e gjetur, duke shtuar dyshimet se B.B. ka patur edhe një pistoletë tjetër, prej të cilës ka qëlluar dhe e ka marrë me vete gjatë arratisjes.

Policia, edhe pse mbërriti me shpëjtësi në vendngjarje nuk arriti të arrestojë B.B., i shpallur në kërkim edhe më përpara për vepra të tjera penale, sepse ia doli që t’i shpëtojë ndjekjes së policisë. Sipas dyshimeve, ky shtetas ka përdorur dyert e brendshme përmes oborreve dhe bahçeve në lagjen “Kiras” për t’u arratisur dhe duke i shpëtuar prangosjes.

Kush është personi që qëlloi me armë ndaj policisë

B.B. është një emër mjaft i njohur për autoritetet policore të Shkodrës për aktivitetet e tij të lidhura me krimin e organizuar dhe përdorimin e armëve. Ai u bë objekt i vëmendjes së mediave dhe policisë dje, kur u përfshi në një incident të rrezikshëm në Kiras të Shkodrës, ku dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër për të shmangur ndjekjen policore. Në këtë aksion ai ishte në bashkëpunim me persona të tjerë, që janë arrestuar.

B.B. u shpall në kërkim një ditë pas një ngjarjeje të rëndë kriminale që tronditi qytetin e Shkodrës më 8 shtator 2025, kur dy persona, L.K. dhe A.P., humbën jetën në një vrasje të dyfishtë, ndërsa një kameriere u plagos aksidentalisht. Autor i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë R.G., ndërsa B.B. akuzohet se i kishte siguruar armën përdorur në vrasje. Përplasja e dhunshme kishte në shënjestër E.B., i cili ishte target i incidentit.

B.B. është i njohur prej vitesh nga policia e Shkodrës për aktivitetet e tij kriminale, sidomos në fushën e narkotikëve, por jo vetëm. Ai është konsideruar një nga figurat kyçe që ka kryer vrasje për llogari të një grupi të të njohur kriminal. Në vitin 2012, ai ndryshoi emrin, një lëvizje që sipas hetuesve lidhej me tentativën për të shmangur gjurmët e së kaluarës së tij penale.

Përveç lidhjes me vrasjet dhe aktivitetet kriminale, B.B është dyshuar edhe për trafikun e lëndëve narkotike dhe për disa ngjarje të tjera të rënda kriminale që kanë ndodhur në qarkun e Shkodrës gjatë viteve të fundit. Ai ishte arrestuar në 4 maj 2019 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku ai u kap pas një periudhe të gjatë ndjekjeje. Në atë kohë, rezultonte se kishte marrë dënim prej katër vitesh burg për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim, një veprim i kryer në vitin 2016, dhe gjithashtu kishte masa sigurie aktive për armëmbajtje pa leje.

Historia e tij me policinë nuk është e shkurtër. Në shtator të vitit 2018, pas vrasjes së F.L., në banesat e fisit L. u gjet një armë automatike, ku ekspertiza kriminalistike evidentoi gjurmët e gishtave të B.B, duke e lidhur drejtpërdrejt me veprimet kriminale. Arrestimi i tij në 2019 u krye nga RENEA, në një operacion të sofistikuar me snajperë të vendosur në vende strategjike të ndërtesave për të ndaluar çdo tentativë arratisjeje, dhe në pranga ra edhe një bashkëpunëtor i tij, B.Ç. nga Shkodra, i cili kishte ndihmuar B.B të fshihej.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit
  • Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.