• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

I nxehti përvëlues, vdesin 14 pelegrinë të Haxhit në Mekë

18/06/2024
in Botë
I nxehti përvëlues, vdesin 14 pelegrinë të Haxhit në Mekë

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, për shkak të të nxehtit përvëlues. Ministria e Jashtme e Jordanisë tha se 14 shtetas të saj kanë vdekur për shkak të valës së të nxehtit, dhe 17 të tjerë janë zhdukur. Kryqi i Kuq iranian ka konfirmuar, po ashtu, që pesë pelegrinë iranianë kanë vdekur, por pa përmendur arsyet.Zyrtarë të Jordanisë kanë thënë se janë duke vazhduar kërkimet për të zhdukurit.

Haxhi është një prej tubimeve më masive në gjithë botën. Më shumë se 1.8 milion pelegrinë janë duke marrë pjesë në ceremoninë e këtij viti, sipas autoriteteve saudite.

Në të kaluarën është raportuar për katastrofa vdekjeprurëse, por këtë vit sfidë kryesore ka qenë i nxehti. Ditët e fundit temperaturat kanë arritur në deri 46 gradë Celsius, duke bërë që ritualet që duhet të kryhen në këmbë në ambiente të jashtme, të jenë tepër sfiduese, sidomos për të moshuarit.

Pelegrinazhi do të përfundojë të mërkurën. Autoritetet saudite kanë thënë se kanë marrë masa për të lehtësuar të nxehtin, përfshirë shpërndarjen e ujit dhe këshillimin e pelegrinëve se si të mbrojnë veten kundër diellit.

Vitin e kaluar është raportuar për 240 persona të vdekur përgjatë pelegrinazhit. Katastrofa më e madhe përgjatë Haxhit është raportuar më 2015, kur kanë vdekur më shumë se 2.000 njerëz.

/a.r

Më të lexuarat

  • Kurthi i Moskës!

    Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për protestat: Shumica qeverisëse do dalë më e fortë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I dënuar për vjedhje fondesh, Kastriot Çipi shpall ‘Kushtetutën e Revolucionit’, Përparim Gjeka nis zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar me telefon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e ‘motoristit’ të call centrave Super Profesionisti denoncohet për vjedhje, aktiviteti i dyshimtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!