• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“I bënte dush me ujë të ftohtë dhe e rrihte”, dëshmia makabre e nënës që lejoi të dashurin t’i vriste vajzën 2-vjeçare

01/11/2024
in Botë
“I bënte dush me ujë të ftohtë dhe e rrihte”, dëshmia makabre e nënës që lejoi të dashurin t’i vriste vajzën 2-vjeçare

Një ngjarje makabër është dëshmuar në një gjykatë në Angli nga nëna e një vajze që rrëfeu sesi i dashuri i saj e kishte torturuar fëmijën dhe më pas të dy kishin shëtitur me trupin e saj në karrocë.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar Chelsea Gleason-Mitchell dhe Scott Jeff që hyjnë në një lokal dhe në dyqane me trupin e 2-vjeçares Isabella Wheildon pasi ajo ndërroi jetë. Sipas “Daily Mail”, të dy e mohojnë vrasjen e saj, por nëna pranon se e ka lejuar vdekjen e së bijës.

Mjekët ligjorë thonë se Isabella kishte pësuar fraktura të shumta në zonën e legenit para se të vdiste, të cilat ishin shkaktuar “me forcë të konsiderueshme” dhe ishin të krahasueshme me përplasjen nga makina.

24-vjeçarja dëshmoi në gjykatë se e kishte parë të bijën ndërsa i dilte gjak nga organet gjenitale teksa ishte e shtrirë në një peshqir në strehën ku ata qëndronin në Ipswich, Suffolk. E pyetur nëse ia kishte shkaktuar Jeff, ajo tha: “E pashë që ai e shkelmonte vazhdimisht në atë zonë dhe e qëllonte. Më shumë se një herë”.

Tri ditë para 26 qershorit kur Isabella ndërroi jetë, e pandehura tha se “ishte e shqetësuar që do t’i ndodhte diçka e keqe për shkak të herëve që ishte rrahur”.

Juria pa regjistrime ku ata të tre hipnin në një tren më 19 qershor dhe Jeff mbante 2-vjeçaren që kishte vënë syzet e errëta që ia kishte dhënë ai për të fshehur të nxirat në fytyrë. Në një video në telefonin e tij, ai dëgjohet kur i thotë: “Do të të qëlloj me thikë… do që babi të të fusë një thikë?”

Gleason-Mitchell kishte pasur  një lidhje 3-mujore me Jeff në vitin 2019 që përfundoi sepse ai përdorte   kanabis, kokainë dhe ekstazi. Më pas u njoh me Thomas Wheildon në dhjetor të 2019 dhe mbeti shtatzënë me Isabella-n. Çifti u nda në maj, ajo la punën dhe u ritakua me Jeff që vendosi që vajza të ishte e tija sepse “i ngjante”. Të dy u përpoqën që përmes deklaratave të rreme se 24-vjeçarja po kërkonte ndihmë për shkak të dhunës në shtëpi, të strehoheshin nga shteti.

Më pas, Jeff “nisi të kujdesej” për vajzën. Sipas saj, dhuna fizike nisi kur ata u zhvendosën në një hotel.  Ai po e mësonte që të përdorte uturakun dhe e ndëshkonte nëse ndodhnin ‘aksidente’.

“E qëllonte në dorë. Nisi me të majtën e më pas me të djathtën”. Jeff e detyronte 2-vjeçaren të bënte dush me ujë të ftohtë për ta ndëshkuar dhe e shkelmonte e gjuante kur “s’ishte në humor të mirë” sepse “i duhej ca drogë”.

Dhuna vazhdoi në çdo shpërngulje tyren. “Nëse ndodhnin aksidente, ai e fuste prapë në dush të ftohtë, e hidhte në tokë dhe e gjuante. I thosha të ndalonte por ai më shtynte dhe thoshte se tani e kishte ai kontrollin mbi të”.

Në një tjetër video, shihet momenti kur 24-vjeçari e pyeste vajzën se “kush ishte burri i keq që e lëndonte?”, ajo thoshte “Thomas”, por sipas së ëmës, i ati nuk e kishte prekur kurrë me dorë.

Momentet e fundit të jetës, Isabella gjendej në shtratin e saj duke “u përpjekur të fliste”. Jeff “e nxori” dhe 24-vjeçarja nisi të bënte frymëmarrje artificiale, por shpejt kuptuan se ajo nuk jetonte më.

Ata u endën për tri ditë me trupin e saj në karrocë. Policia e gjeti vajzën në një dhomë të strehës pas një udhëzimi nga shoqja e Gleason-Mitchell. Autopsia zbuloi se veç legenit të thyer, Isabella kishte dy brinjë të thyera, të nxira të shumta dhe lëndime të indeve të buta. Shkaku i vdekjes ishte embolia e shkaktuar nga rrjedhja e palcës së kockave në mushkëri.

Jeff ka mohuar shkaktimin dhe lejimin që fëmija të vdiste dhe mbi të rëndojnë dy akuza për lëndim të mituri. Gleason-Mitchell ka pranuar se ka shkaktuar ose lejuar vdekjen e fëmijës dhe gjithashtu përballet me dy akuza.

Prokurorët thonë se ajo “ndenji, pa dhe s’bëri asgjë” ndërsa Jeff vazhdonte aktet e tij “të tmerrshme, mizore dhe fatale”. Gjyqi është ende në vijim.

/a.r

Më të lexuarat

  • Mesazhet/ “Nuk vazhdohet më kështu, njerëzit janë mërzitur, t’a rifillojmë protestën në tetor, Diaspora vjen për Dhërmiun, ‘flamingot’ të dëshpëruar, deklarojnë fundin e revolucionit

    Mesazhet/ “Nuk vazhdohet më kështu, njerëzit janë mërzitur, t’a rifillojmë protestën në tetor, Diaspora vjen për Dhërmiun, ‘flamingot’ të dëshpëruar, deklarojnë fundin e revolucionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!