AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Hodhi “dritë” mbi 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Ja si e njoha Laert Haxhiun…

by SHT Media
04/06/2025
in Kronikë
6
0
Hodhi “dritë” mbi 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Ja si e njoha Laert Haxhiun…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, dha këtë të mërkurë shpjegimet e para në procesin gjyqësor ndaj një grupi kriminal të dyshuar si të drejtuar nga Laert Haxhiu.

39-vjeçari Tafani, pasi mori statusin e të penduarit të drejtësisë zbuloi për policinë 17 ngjarje kriminale të ndodhura midis viteve 2018-2021, mes të cilave 6 vrasje që dyshohet se janë realizuar nga grupi i Laert Haxhiut në Peqin, Korçë, Tepelenë dhe Athinë.

Tafani tregon se si jeta e tij kriminale ka nisur në Greqi, ku ka qenë edhe përdorues i lëndëve narkotike dhe më pas kur është kthyer në vendlindje, në Lushnje, është përfshirë në ngjarje kriminale.

“Kam qenë emigrant në Greqi. Jam marrë me drogë atje. Kisha probleme, pastaj jam kthyer në Shqipëri ku në vitin 2015 rashë në burg për vjedhje. Kisha probleme ekonomike, e vuajta dënimin në burgun e Rrogozhinës dhe Kosovës në Lushnje. Kam qenë dhe përdorues droge, në 1997 më vranë babanë në fshatin Karbunarë dhe ika me nënën në Greqi. Isha i vogël, kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Fillimisht punova punë të ndershme në Greqi me bojëra, lyerje. Në 2006 që erdha në Lushnje nga Greqia punova me xhaxhain punë ndërtimi dhe lyerje, lashë edhe drogën. Por më pas u ngatërrova prapë dhe rashë në burg në 2015. Vodha një Ëestern Union. Aty më dërgonin lekë njerëzit e afërm nga Greqia, pas disa muajsh me arrestuan dhe u dënova me 6 vite burg”, ka rrëfyer Tafani.

Në vijim të dëshmisë së tij, Tafani ka zbuluar se si është njohur me disa anëtarë të bandës së Laert Haxhiut në burgun e Rrogozhinës dhe atë të Kosovës së Lushnjes.

Sipas tij kontakti i parë erdhi pas masakrës së Lushnjes, së ndodhur në vitin 2017. Në këtë ngjarje kriminale u vra Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku, ndërsa shënjestra e ekzekutorëve ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

“Në paraburgim jam njohur me disa çuna nga Lushnja. Erdhi një Lulzim Spahiu pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares dhe arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, zotit Qamil Haxhiu. Pas Lulzimit erdhi dhe Qamili aty. Me Lulzimin kemi ndenjur aty, pasi dola nga burgu e kam taku te një karburant i Saimir Taullahut. Pasi dola nga burgu më çoi llaf Klajd Taullahu do të takoj Lulzimi, donte të bënim ndonjë punë me mall. Pastaj u takuam tek Palma Nova me Laert Haxhiun. Ishte hera e parë që e takoja. Anterio Kaloshin e kisha në burg në Rrogozhinë. Unë vetë kam dhe emrin tjetër, Marius”, ka zbuluar ai.

Kujtojmë se në nëntor të vitit 2024 SPAK mbylli hetimet për nëntë persona të dyshuar si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, të akuzuar për 15 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje, të zbardhura pas deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani. Referuar dëshmisë së të penduarit dhe provave të tjera të mbledhura nga organi i akuzës u zbardh vrasja e Alban Semakut, i njohur edhe si Etlon Mermali, ngjarje e ndodhur më 17 tetor 2021, pranë lumit Shkumbin në Peqin.

Po ashtu, është zbardhur ekzekutimi i Albi Bashaliut më 27 dhjetor 2021 brenda një lokali në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Rrëfimi i Tafanit ka hedhur dritë edhe mbi vrasjen e Fridmand Xhaferraj në Korçë, ndodhur më 13 qershor 2021.

Hetuesit po ashtu siguruan prova të mjaftueshme edhe për dokumentimin e autorëve të dy ekzekutimeve të shtetasve shqiptarë në Greqi, Lulzim Qorri dhe Dikens Halili. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 12 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.