• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

18/03/2026
in Politikë
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, e ka cilësuar heqjen e masave të Bashkimit Europian ndaj Kosova si një zhvillim pozitiv, që sipas saj konfirmon rrugën e drejtë të ndjekur nga institucionet e vendit.

Në një në rrjetet sociale, Spiropali theksoi se ky vendim është rezultat i maturisë, koordinimit dhe vendosmërisë së treguar nga Kosova në menaxhimin e situatave të vështira, duke ushtruar sovranitetin me përgjegjësi.

Ajo nënvizoi se ky moment duhet parë jo vetëm si arritje, por edhe si një mundësi për të çuar përpara procesin e integrimit europian. Sipas saj, dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është një hap i natyrshëm për një shtet që ka dëshmuar përkushtim ndaj vlerave europiane, edhe në kushte presioni.

Në vijim, ajo u ndal edhe tek situata në rajon, duke theksuar se Ballkani ndodhet përballë një momenti vendimtar mes integrimit europian dhe rrezikut për të mbetur i përfshirë në kriza të vazhdueshme.

Sipas Spiropalit, integrimi në BE është tashmë një domosdoshmëri për ndërtimin e institucioneve të forta, zhvillimin ekonomik dhe garantimin e shtetit të së drejtës në rajon.

Postimi i Spiropalit:

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i mirë, por është mbi të gjitha konfirmim i diçkaje që e kemi besuar gjithmonë: kur ka maturi, koordinim dhe vendosmëri, rrugët hapen.

Kosova ka treguar se di të ushtrojë sovranitetin e saj me përgjegjësi — dhe kjo është arsyeja pse Europa ka reaguar pozitivisht. Nuk është rastësi. Është rezultat i zgjedhjeve të vështira të bëra në momentin e duhur.

Por ky moment duhet lexuar edhe si mundësi, jo vetëm si arritje. Statusi i vendit kandidat nuk është dhuratë — është hap logjik i radhës për një demokraci që ka qëndruar e vendosur në vlerat europiane edhe kur presioni ka qenë i jashtëzakonshëm. Bashkimi Europian duhet ta bëjë këtë hap. Jo si gjest solidariteti, por si vendim strategjik me kosto të qartë nëse shtyhet më tej.

Rajoni ynë sot është në një udhëkryq historik. Ose do të hyjë në një fazë të re demokratizimi përmes integrimit europian, ose do të mbetet peng i krizave ciklike, tensioneve dhe shteteve të dobëta. Integrimi nuk është më aspiratë politike, është domosdoshmëri jetike për të ndërtuar institucione të forta, ekonomi funksionale dhe një rend pa kapje të shtetit e me sundim te ligjit. Pa këtë drejtim, Ballkani mbetet periferi në fat të vet. Me këtë drejtim, bëhet pjesë e një Europe që nuk negocion me dobësinë, por ndërton forcë përmes rregullit.

Më të lexuarat

  • Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10 miliardë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E papritur në Ferma VIP! Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar vendimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!