• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Hapet testament i Pippo Baudos, një pjesë e madhe e pasurisë shkon për sekretaren e tij

10/09/2025
in Botë
Hapet testament i Pippo Baudos, një pjesë e madhe e pasurisë shkon për sekretaren e tij

Është bërë publik dje në Bracciano testamenti i Pippo Baudos, i ndarë nga jeta më 16 gusht në Romë.

Në hapjen e dokumentit ishin të pranishëm dy fëmijët e tij, Tiziana dhe Alessandro, si dhe sekretarja e tij historike, Dina Minna. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta Il Messaggero.

Sekretarja, 54 vjeçe, që e ka shoqëruar Baudo-n që nga vitet ’80, ka përfituar një trashëgimi pothuajse të barabartë me dy fëmijët e prezantuesit. Një vlerësim për rolin qendror që ajo pati në jetën e tij. Nga asistente e thjeshtë, ajo u bë pjesë e familjes duke u kujdesur për të deri në ditët e fundit dhe duke ndjekur nga afër edhe ceremonitë mortore.

Pasuria e plotë e Baudos vlerësohet rreth 10 milionë euro. Përveç të ardhurave nga televizioni, ku përfshihen edhe 13 festivalet e Sanremos të drejtuara prej tij, testamentin e pasurojnë të drejtat e imazhit, kontrata publicitare, aktivitete sipërmarrëse në Sicili dhe një numër pronash të paluajtshme në Romë, Fiano Romano, Noto dhe Sirakuzë, me një vlerë rreth 5 milionë euro.

Nuk përjashtohet që prezantuesi i njohur të ketë parashikuar edhe donacione të tjera ose të ketë lënë një pjesë të pasurisë për nisma bamirësie, në përputhje me gjenerozitetin dhe diskrecionin që e karakterizuan gjithmonë.

Pippo Baudo ishte një prej figurave më të mëdha të televizionit italian.

Ai la pas një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, duke qenë prezantuesi me më shumë edicione të Festivalit të Sanremos dhe duke zbuluar shumë talente të rinj.

Ai ka qenë një figurë kyçe në televizionin italian për më shumë se 60 vjet, duke u bërë një simbol i përjetshëm i kulturës dhe argëtimit italian.

Më të lexuarat

  • KLSH godet ministrinë e Gonxhes/ Vjedhje, abuzime, afera, punësime dhe mungesë vizioni, ja batërdia me kulturën

    KLSH godet ministrinë e Gonxhes/ Vjedhje, abuzime, afera, punësime dhe mungesë vizioni, ja batërdia me kulturën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vrasja e portugezit, pas ‘Principotes’ në Ksamil fshihet një grup kriminal, beach bari në emrin e një 70-vjeçareje nga Hasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zjarri në Vlorë: Pse kryetarja e Unionit të Inxhinerëve gënjen për përgjegjësinë e ISHTI?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëheqje masive në News 24, ikin Ola Bruko, Shpend Gashi, Anila Çelaj, Çenkuela Hasa dhe Anila Jole, drejt largimit edhe Pretenca, shkrehen emisionet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I vunë tritol, i shumëkërkuari Ylli Zalla shfaqet para banesës: Bandat duan të më vrasin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet në Astir djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasurimi i familjes së Blendi Gonxhes dhe rrjeti i kontratave publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zelensky kris marrëdhëniet Rusi-Serbi, Lavrov: E papranueshme që “vëllezërit” tanë të financojnë Ukrainën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e lojërave të fatit Sisal Albania aktivitet kriminal në Tiranë? 13 sinjalizime për afera në ILDKPKI

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!