• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Grupi i strukturuar kriminal “Banda Hoti”, akuzat e shumta për familjen e deputetes Elda Hoti

18/02/2026
in Kronikë, Kryesore
Grupi i strukturuar kriminal “Banda Hoti”, akuzat e shumta për familjen e deputetes Elda Hoti
Shpërndaje me miqtë

Elda Hoti nuk është bërë e njohur për ndonjë ligj, për ndonjë fjalë me vlerë apo për ndonjë kontribut për qytetarët.

E njohim vetëm për skandal pas skandali, në një familje që do ta kishin zili edhe skenaristët më të mirë të serialeve me mafiozë.

Vetë Elda Hoti është dërguar në SPAK, pasi është hetuar për kanosje dhe shkelje të rregullave mbi lëndët helmuese, pasi ka sulmuar deputetë dhe policë brenda dhe jashtë Kuvendit.

Vëllai – nga armëmbajtja te trafiku ndërkombëtar i drogës

Vëllai i saj, Markelian Hoti, i njohur në Kurbin për dhunë dhe armëmbajtje pa leje. Ky person ka kërcënuar me pistoletë qytetarë të pafajshëm, madje ka qëlluar dikë me armë. Ndërkohë që Elda jep mend për integritet, harron se shkonte vetë në komisariat për ta nxjerrë të lirë.

Bashkëshorti – arrestim me drogë në Itali

Ladi Ndoja, burri i Elda Hotit nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2016, në Itali, është arrestuar me 50 kg drogë dhe 24 karta identiteti të vjedhura. Një trafikant i vërtetë. Pas arrestimit, Elda Hoti bën një “ndarje” të dyshimtë, vetëm për të shpëtuar karrierën e vet politike.

Babai me emrat e ndryshuar, i njohur si tutor në Itali

Babai i saj, me emra të ndryshuar në dokumente, i përfolur për të shkuar të errët kriminale. Në formularin e dekriminalizimit, Elda Hoti ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj, nga David Hoti në Artan Hoti.

Çfarë fshihet pas këtij emri? Çfarë historie kriminale do të mbulojë Elda Hoti?

Historinë kriminale të babait të saj, Davidit (sot Artan), dhe xhaxhallarëve të deputetes, Valentin dhe Alfred.

Babai ka qenë tutor në Itali dhe, edhe pasi është aksidentuar e i kanë prerë këmbën, kjo nuk e ka penguar të vazhdonte “punën” e tij si tutor, duke trafikuar femra nga Lezha, Laçi, Miloti dhe Burreli.

Në vitin 2000, në La Spezia të Italisë, babai i saj është dënuar për trafikim qeniesh njerëzore. Të atin e deputetes e kanë dashur të vdekur në Europë; madje kanë tentuar t’i marrin nënën peng, por nuk ia kanë arritur.

Ndërkohë, vëllai i tij, Valentini, ishte tutor në Shqipëri dhe kishte edhe objektin famëkeq “Arbëria” në nyjën e Milotit. Të dy vëllezërit, babai dhe xhaxhai i Elda Hotit, kanë qenë në burg në vitin 1996 për grabitje me armë në Shqipëri.

Kjo është familja e deputetes së Sali Berishës që çirret në Parlament për rendin dhe drejtësinë, por në realitet është pjesë e një familjeje kriminale që ka formën e bandës së organizuar.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Protesta e opozitës, policia plan masash, rrugët që të do bllokohen nesër

    Protesta e opozitës, policia plan masash, rrugët që të do bllokohen nesër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi me Melonin, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kryeministri Rama në Romë, takon homologen italiane, Giorgia Meloni

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!