AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Gruaja e ‘HEKURT’ që prangosi ‘OLIGARKUN’: Ju rrëfej mafian e Pëllumb Gjokës, VRASJET që ka bërë në Velipojë!

by SHT Media
30/10/2023
in Kronikë
6
0
Gruaja e ‘HEKURT’ që prangosi ‘OLIGARKUN’: Ju rrëfej mafian e Pëllumb Gjokës, VRASJET që ka bërë në Velipojë!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anila Hoxha intervistoi gruan që çoi në SPAK kallëzimin e saj për çështjen më të bujshme atë të Ranës së Hedhur në Velipojë.

“Historia e Lulë Zefi është vetëm maja e ajsbergut”, thotë gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në podcast-in e saj “Fol”, i pari që guxon, të trajtojë tema “të paprekshme” deri tani në mediat shqiptare.
SPAK pranon se si përmes postës, kur sakaq kishte kërkuar hetime në Malin e Zi, në prokurorinë e Shkodrës, në prokurorinë e Lezhës, Lulë Zefi përcolli kërkesën e radhës për hetime dhe drejt Tiranës. Dosja Metamorfoza provoi se megjithë përballjen me grupet kriminale, 67- vjecarja nuk u dorëzua.

Anila Hoxha: -Nisët gjyq për tokat?

Lulë Zefi: -Kam mbaruar gjyqin për tokat civile, mbasi mbarova këtë penalen. Vazhdova gjyqet. Në qershor erdhën të më vrasin. Në gusht bëjnë tjetrën, sikur nëna ime i dhuron të vëllait të gjitha tokat. Kërkuam dosjen. Nuk na e dhanë, thanë “e ka marrë prokuroria, hetuesia”. Testamenti doli i falsifikuar. Por prapë ne nuk e fituam gjyqin. Humba në shkallën e parë. Shkuam në apel. Tjetra, katër fëmijë gjallë ne dhe prokurën ia japin Ardian Becit, dhe ai bëhet zotnues i tokave të nënës, çdo gjë që duhej ta bënte ky shtetas.

Anila Hoxha: – Kush është ky shtetas?

Lulë Zefi: -Nuk e njoh, nuk e di. Edhe sot nuk e njoh, ai mori tokat e nanës ka bërë si ka dashtë ai. Në 2017, pesë vjet më pas dhe dy muaj pasi më bënë atentat, vazhdova unë të kërkoj tokat e prindërve të mi se nuk i takojnë askujt se unë jam fëmija e nënës time.

Anila Hoxha: – A hetoi prokuroria?

Lulë Zefi: – Për të gjithë këtë skemë që është bërë, prokuroria nuk ngriti asnjë akuzë, çdo gjë i nxirrte ata fitimtarë. Po pres dhe të gjitha gjykatave botnore do i drejtohem. Nuk e fal dhe do i drejtohem kujtdo. Vetëm një gjyq kam fituar në Shkodër, atë të Kadastrës. Sepse jam e bija dhe duhet të hetohet Kadastra. Nëna ndërroi jetë në 2022, kishte shenja në fytyrë dhe ja kam parë atë ditë. Ka vdekur pa thënë kush a është e sëmurë a jo. Më kanë njoftuar në dhjetë të natës, mi kanë rënë telefonit. Tre herë më kanë njoftuar. Më thanë “Drania është e sëmurë shumë”. Ju kam kthyer përgjigjje, nuk kisha besim të dilja natën, me atë gjendje të mafiozëve. Ju kam thënë “me Dranen veproni si të doni, mua më lini të qetë”. Është zhvarrosur. Një vdekje e papritur. Kishte shenja në fytyrë.

Anila Hoxha: -Ndërkohë ti kërkoje të hetohej dhe nuk hetohej?

Lulë Zefi: – Unë e dija se kë kam përballë, e dija që kam përballë Pëllumb Gjokën. E dija që ka marrë tokën e prindërve tanë dhe se bën ligjin. Por jo gjithkund. E bën në prokurori në gjykata dhe në një pjesë të policisë.

Anila Hoxha: – A ke frikë për jetën e fëmijëve?

Lulë Zefi: – Gjithçka mund të ndodhë. Pëllumb Gjoka nuk jam as e para as e fundit, ai ka qëlluar, ka vrarë të tjerë në Velipojë, nuk e di.

Anila Hoxha: -Dërgove kallëzim në SPAK?

Lulë Zefi: -Unë që kërkova drejtësi në SPAK, i kisha provuar të gjitha gjykatat. S’po gjeja rezultat. Nuk po më jepnin drejtësinë askërrkund. Sepse mua më nxinë jetën. Jo një ditë, po çdo ditë duke më dalë përpara. Çdo ditë të më vrasin,

Anila Hoxha: – Ka qenë vetëm apo ka pasur ndihmës?

Lulë Zefi: –Ka qenë përherë me ndihmës. Që e kam parë vetë, përherë ka dërguar të paguarit e vet. Grupet kriminale të tij.

Anila Hoxha: – E humbe shpresën në Shqipëri?

Lulë Zefi: – E humba shpresën në Shqipëri, sepse në Shqipëri si me thënë ai bënte ligjin. Në çdo shtet të botës, fëmija e gëzon trashëgiminë e prindërve jo çdo kush. Këtë ligj do ta gjejmë dikund. Dosjen time hetimore e ka pas Gëzim Spahia. Gëzim Spahisë ia hoqën këtë të drejtë, ia dhanë Franceskina Lekanit, prokurore. Dhe është zhvilluar gjyqi pa prezencën e saj. Duhet të ishte se s’bën se prokuroja duhet. Këto janë bërë të gjitha me shkelje ligjore. Këta që po spekullojnë me tokat, me drejtësinë e njerëzve të varfër. Unë vazhdoj përpara, më jep forcë një Zot që është.

Anila Hoxha: – Mardhëniet me kushëririn tënd ishin normale deri kur u zbulua çështja e tokave në Velipojë?

Lulë Zefi: – Ishin normale deri tek testamenti. Qysh kur u dha testamenti e pas, na kanë shmangur.

Anila Hoxha: -Më the që një njeri i armatosur të vuri pistoletën në kokë?

Lulë Zefi: – U dënua minimalisht ky person, çështja është në apel. Sot i ka nxjerrë dosja hetimore në shesh. Që Pëllumb Gjoka ka telefonuar Ervis Martinin, që Ervis Martini ka gjetur Gëzim Çelën, Gëzim Çela i është përgjigjur. Më kanë ardhur natën, më kanë ardhur ditën, më kanë ardhur me makina, por fëmijët më kanë vendosur kamera. Nuk kam pasur ndonjëherë problem për jetën time vetëm për tokat.

Anila Hoxha: – Del apo del gjithmonë e kontrolluar?

Lulë Zefi: – Nuk dal. Nuk dal thashë. Vajtja ime është prokurori-gjykatë-polici dhe në Kishë. Dhe njeriu deri në momentin e fundit rrin me shpresë tek drejtësia, por e vështirë është mjaft, sepse ata që janë në polici, në Kadastër nuk i lexojnë ligjet.

Anila Hoxha: – Tek toka me kamera, në kuzhinë me kamera, po te kisha janë kamerat! I ke denoncuar ti këta nëpunës?

Lulë Zefi: – I kam denoncuar plot. Mor prokurorë, mor gjyqtarë, kam denoncuar mjaft. Cili ka qenë rezultati: vetëm kjo që arriti te SPAK-u.
Asnjë gjë tjetër. Ku është ajo notere. Ku janë ata prokurorë aty. Ku janë ata që i kanë mbrojtur dhe i kanë dhënë drejtësi Pëllumb Gjokës. Pse nuk thonë; ku i ka fëmijët kjo nënë, duhet të ishin të gjithë fëmijët aty prezentë.

Anila Hoxha: -Kur e pe dosjen që nxorri SPAK–u, u trembe?

Lulë Zefi: – Jo, nuk u tremba fare se është një gjë që e kam përjetuar vetë. Unë kam shkruar çfarë kam përjetuar dhe nuk kam shpifur asgjë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.