AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Greva e të burgosurve në Greqi: “Prej 12 ditësh, edhe shqiptarët kundër ligjit racist”

by SHT Media
31/07/2024
in Kronikë
6
0
Greva e të burgosurve në Greqi: “Prej 12 ditësh, edhe shqiptarët kundër ligjit racist”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej 12 ditësh në disa burgje të Greqisë, të dënuarit me shtetësi shqiptare po organizojnë grevë urie për atë që e quajnë padrejtësi ndaj tyre.

Shkak për protestat në Domoko, Malandrino, Koridhalos dhe Halkida është bërë një qarkore e Ministrisë së Drejtësisë, jo një ligj i miratuar në parlament.

“Është miratuar më 23 shkurt 2024 dhe dëmton lirinë me kusht të emigrantëve dhe lejen e tyre për të dalë jashtë. Kjo do të thotë që nëse një shqiptar është dënuar para 25 vjetësh me vendim të prerë, ai është dënuar me 3/5, pra nga 5 vjet do të bëjë 3 vjet. Me ligjin e ri ka ndryshuar në 4/5, pra një shqiptar i dënuar sot duhet të presë edhe 5 vite të tjera herë një koeficient që e dinë ata apo gati 6 vjet të tjera për të bërë kërkesat e veta. Është një ligj racist. Të dënuarit tanë shqiptarë protestojnë për të drejtat e tyre, për dinjitet. Greqia nga një institucion rehabilitimi po kthehet në një institucion hakmarrjeje dhe ndëshkimi,” deklaroi gazetari Shpëtim Zinxhiria duke raportuar për RTSH 24.

Në Greqi ndodhen rreth 1.585 të burgosur shqiptarë. Ky numër ulet çdo vit nga 3 mijë që ka qenë në vitin 2014, sipas z. Zinxhiria.

Konsulli i ambasadës shqiptare në Greqi, Sofokli Vasili, ka bërë me dije se pas komunikimeve me drejtorët e burgjeve, edhe Avokati i Popullit i Greqisë pritet të vizitojë të dënuarit për të dëgjuar nga afër pretendimet e tyre.

Të dënuarit, mes tyre edhe shqiptarë, i janë drejtuar qeverive greke dhe shqiptare përmes një peticioni kundër qarkores.

Avokati Edmond Petraj deklaroi në studion e RTSH 24 se qarkorja është një shkelje e të drejtave të njeriut.

“Pa një vendim gjykate nuk mund të rrish në burg qoftë edhe një orë. Të dënuarit duhet të përdorin çdo lloj forme për të mos i lejuar gardianët brenda. Duhet thirrur drejtori i burgut, ministri i Drejtësisë, Komisioni i Helsinkit dhe të takohen me një grup pune. Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të rrinë duarkryq,” u shpreh z. Petraj.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.