AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Goditet rrjeti i trafikut Shqipëri-Finlandë, SPAK arreston 9 persona, sekuestrohet drogë e automjete

by SHT Media
03/06/2025
in Kronikë
6
0
Goditet rrjeti i trafikut Shqipëri-Finlandë, SPAK arreston 9 persona, sekuestrohet drogë e automjete
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe korrupsionit ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet e Finlandës, duke goditur një grup kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Prokurori i SPAK Arben Kraja tha se droga trafikohej nga Shqipëria drejt Finlandës, ose nga Spanja drejt Finlandës. Hetimi ka nisur dy vite më parë në Shqipëri, ndërsa mëngjesin e sotëm janë lëshuar urdhra arresti për 11 persona dhe 9 prej tyre janë arrestuar.

“GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 11 persona. Janë nxjerrë urdhrat e ekzekutimit. U bisedua që aksioni të kryhej në orët e para të mëngjesit të sotëm në këtë aksion kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të policisë finlandeze. Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur zbatimi i masës së sigurimit deri më tani i 9 personave”, tha prokurori i SPAK.

Sipas tij “gjatë zbatimit të masave të sigurimit është bërë sekuestrimi i 8 automjeteve, telefona celularë dhe shumë dokumente ku një pjesë e tyre konsiderohen me vlerë për hetimin janë në gjuhën finlandeze dhe ka të dhëna për aktivitetin kriminal të personave”.

Ai thekson se “bashkëpunimi ynë me autoritete finlandeze do të vazhdojë. Hetimet tani janë të hapura ndaj personave”.

Ndërkohë Komisari për Krimin në Byronë Kombëtare në Finlandë tha se drejtuesit kryesor të grupit kriminal vepronin nga Shqipëria

“Dua të përgëzoj të gjithë kolegët që morën pjesë në këtë operacion sot në mëngjes. Dua të përgëzoj SPAK për bashkëpunimin gjatë dy viteve të fundit. Dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë, u arrestuan 55 shtetas, u sekuestruan rreth 300 kg lëndë narkotike e trafikuar nga Spanja dhe Holanda. 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë, rreth 100 kg marihuanë dhe disa tableta lëndësh narkotike. Nga hetimi në Finlandë, rezultoi se drejtuesi kryesor ishin shtetas që vepronin nga Shqipëria”, u shpreh ai.

Sipas prokurorit Arben Kraja droga trafikohej nga Shqipëria drejt Finlandës, ose nga Spanja drejt Finlandës.

“Hetimi ka nisur në Shqipëri në bazë të informacione të dërguar nga autoritete finlandeze. Kishin konstatuar shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal. Në Shqipëri u regjistruar procedimi penal, u ra dakord të krijonim një skuadër të përbashkët hetimore, që u finalizua shumë shpejt, brenda 2-3 muajve, pastaj dy vjet rresht punë dhe takime të përbashkëta dhe kemi ardhur sot që kemi këtë rezultat. Nga ky hetim kemi nxjerrë disa tipologji problematika që tregojnë shtrirjen dhe shpërndarjen e aktivitetit kriminal të Shqiptarëve jashtë territorit tonë. Përfshirë nga Shqipëria drejt Finlandës, nga Spanja drejt Finlandës. Kemi përdorur metoda speciale të hetimit, gjatë gjithë periudhës dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe dakordësinë me veprimet që do kryejmë hap pas hapi”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.