AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Godina, truall dhe karburante, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut dhe të afërmve të tij! Dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës

by SHT Media
11/04/2024
in Kronikë
6
0
Godina, truall dhe karburante, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut dhe të afërmve të tij! Dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e  biznesmenit Saimir Taullau dhe të afërmve të tij të cilët menaxhonin këto prona fiktivisht pasi zotëroheshin në mënyrë të tërthortë nga ai.

Në Lushnje familja Taullau njihet si rivale e bandës së Aldo Bares ndërsa Saimir Taullau i shpëtoi një atentat  mbrëmjen e 24 nëntorit të vitit 2018, pasi dy persona të maskuar qëlluan me breshëri drejt lokalit, tek rrethrrotullimi i Plugut.

Ndër të tjera bëhet fjalë dhe për 2 pika karburanti një në lagjen “18 Tetori”,  lagjen “Loni Dhamo’ të Lushnjes.

Njoftimi i plotë

Dyshime se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Prokuroria Fier sekuestron pasuritë e shtetasit Saimir Taullau dhe të afërmve të tij

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbi bazën e ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.1, viti 2024, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit Saimir Taullau, si dhe të afërmve të tij dhe personat fizikë, konkretisht shtetasve A.T., F. T, M.T., E.T. dhe K.T, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tyre zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi Saimir Taullau, Dyshohet se kato pasuri e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale  e shtetasit Saimir Taullau, konkretisht nga veprat penale të parashikuar nga nenet 283 dhe 283/a të Kodit Penal.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr. 62-2024-1908, datë 10.04.2024, ka vendosur masën parandaluese me karakter pasuror, të sekuestrimit për pasuritë më poshtë:

Pasuria nr.4/1, ZK. 8572, lloji “truall”, me përshkrimin “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi”, ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T, E.T dhe K. T;

Pasuria nr.4/2, ZK. 8572, vol. 24, fq. 197, e llojit “truall”, e ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë. Objekti i ndërtuar plotësisht në të me vlerë 9.724.582 Lekë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T., E. T.dhe K. T;

Pasuria nr. 3/1, ZK. 8572, me sipërfaqe totale ndërtimi 306 m2 me përshkrimin “Godinë ekonomike 1 kt + bodrum”, ndodhur në Plug, Lushnjë, në emër të shtetases R. T.

Pasuria nr. 1/450, ZK. 8572 e llojit “truall”, me përshkrim të veçantë, shtuar “njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi. Ndërtim i murit rrethues e ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve M.T, E.T dhe K.T.

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar menjëherë për ekzekutim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, si dhe Agjencisë Shtetëror të Kadastrës, Drejtoria Rajonale Lushnjë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë dhe rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave, ka në një vëmendje të shtuar në drejtim të veprave penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale dhe të pasurimit të padrejtë, duke përdorur të gjitha mjetet procedurale me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe kalimin e tyre në favor të shtetit./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.