AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Gjyqtari Asim Vokshi, agjent i shërbimeve sekrete? reagon KED: Shkelje penale publikimi i të dhënave të rreme

by SHT Media
10/11/2025
in Kronikë
6
0
Gjyqtari Asim Vokshi, agjent i shërbimeve sekrete? reagon KED: Shkelje penale publikimi i të dhënave të rreme
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, ka reaguar këtë të hënë pas publikimit të një lajmi në Top Channel, lidhur me emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë Asim Vokshi ”, që sipas institucionit “ka tejkaluar kufijtë e ushtrimit të përgjegjshëm të lirisë së medias”, duke bërë “akuza të pabazuara dhe pretendime të pavërteta”.

Në deklaratën zyrtare, KED thekson se Kushtetuta dhe ligji garantojnë lirinë e medias dhe të drejtën e informimit, por njëkohësisht kërkojnë që këto të drejta të ushtrohen “me përgjegjësi, pa abuzim dhe pa cenuar të drejtat e të tjerëve apo rendin publik”.

KED thekson se publikimi në fjalë “bazohet mbi të dhëna të rreme, të marra nga burime të dyshimta, në kufijtë e shkeljeve penale”, duke përbërë “një devijim serioz nga standardet ligjore dhe etike të informimit publik”.

KED sqaron disa çështje kryesore:

  1. Asnjë informacion nuk është fshehur.
    Çdo vendimmarrje e Këshillit është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe është publikuar në mënyrë transparente në faqen zyrtare të KED, por kjo sipas institucionit “nuk është pasqyruar në raportimin mediatik”.
  2. Administrimi i informacionit të klasifikuar.
    Të dhënat që lidhen me sigurinë kombëtare trajtohen në mënyrë të posaçme dhe nuk mund të bëhen publike. KED thekson se ka verifikuar se informacionet e përmendura ishin “të pabazuara” dhe “nuk kishin ndikim ligjor apo faktik në vlerësimin e kandidatit”.
  3. Cenim i reputacionit institucional dhe figurës së magjistratit.
    Publikimi i bërë nga media përbën, sipas KED, “një akt të papërgjegjshëm që dëmton integritetin e magjistratëve dhe besimin e publikut te institucionet kushtetuese”.
  4. Kërkesë për verifikim të burimeve të informacionit.
    Këshilli i kërkon organeve kompetente të hetojnë mënyrën se si është siguruar dhe shpërndarë informacioni i pavërtetë, duke kërkuar vlerësimin e përgjegjësive ligjore përkatëse.
  5. Përkushtim ndaj ligjit dhe transparencës.
    KED garanton se proceset e tij do të vijojnë të zhvillohen me “paanësi, profesionalizëm dhe respekt të plotë për ligjin”, pa u ndikuar nga “presione apo ndërhyrje të paligjshme”.

Ky reagim i KED vjen pas lajmit te publikuar ne Top Channel:

Dyshimeve në përzgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë i janë shtuar të tjera fakte komprometuese.

Kryetari i KED, gjithashtu edhe i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ia fshehu trupës prej 15 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë gjatë procesit të votimit një informacion të rëndësishëm për kandidatin Asim Vokshi.

Bëhet fjalë për informacionin e institucioneve të sigurisë kombëtare se gjyqtari Asim Vokshi ka qenë informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës. Por shkelja nis nga hallka tjetër e rëndësishme siç është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, që për këtë vit drejtohet nga Sokol Sadushi dhe që nuk funksionoi sipas ligjit.

I krijuar si një organ kolegjial me 9 anëtarë që duhet të verifikojë kushtet e kandidatëve që konkurrojnë për në kushtetuese, KED e drejtuar nga Sokol Sadushi dyshohet se nuk e kreu detyrën për verifikimin e gjyqtarit Asim Vokshi, emri I të cilit më pas i kaloi mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve.

Ky vendim i datës 17 qershor 2025 u dha në një kohë kur institucionet i kishin dorëzuar KED të dhëna kompromentuese që tregonin se kandidati Vokshi nuk duhet të kualifikohej më tej mbasi ekzistonte një kriter ndalues parashikuar në pikën 89/c të vendimit numër 4 viti 2019. Konkretisht të dhënat e siguruara nga TCH tregojnë se KED ju dorëzuan informacione nga institucionet e sigurisë ku përmendej se kandidati ishte bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës.

Por me gjithë informacionin që duhet të ishte lexuar më pas nga KED si kriter ndalues, të dhënat nuk u vlerësuan, nuk u panë dhe u anashkaluan gjatë vlerësimit dhe gjyqtari Asim Vokshi u listua në datën 17 qershor 2025 për të vijuar garën.

Dorëzimi i kësaj të dhëne thuhet se ndodhi gjatë verifikimit të integriteti që përfshin disa institucione mes tyre prokurorinë e përgjithshme, DSIK dhe autoriteti për dokumentat e ish sigurimit të shtetit të cilët ndoqën protokollin dhe dorëzuan të dhënat e tyre, por nëntë anëtarët e KED nuk panë dhe nuk lexuan duke e renditur të parin në listë Asim Vokshin.

Gjyqtari Asim Vokshi u zgjedh në shtator anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke plotësuar vakancën e gjyqtares Holta Zaçaj. Vendimi për emërimin e Asim Vokshit u mor në mbledhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Vokshi u shpall automatikisht fitues pasi asnjëri nga tre kandidatët nuk mori 3/5 e votave. Vendimi u mor bazuar në pikët nga KED. Vokshi u rendit i pari me 89.5 pikë dhe u zgjodh anëtari që do të zëvendësojë Zaçajn. Ai do të ketë një mandat 9-vjeçar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.