• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

09/01/2026
in Kronikë
Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

Gjykata e Lartë ka ndërmarrë një ndryshim të rëndësishëm procedural në procesin gjyqësor që lidhet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, duke zëvendësuar gjyqtarin relator të çështjes.

Fillimisht në vitin 2022, shorti kishte përcaktuar gjyqtarin Sokol Binaj si relator të dosjes. Megjithatë, në dhjetor të vitit të kaluar, Binaj ka paraqitur dorëheqjen nga kjo detyrë, duke çuar në rishpërndarjen e çështjes. Si relator i ri është caktuar gjyqtari Genti Shala, i cili është emëruar së fundmi në Gjykatën e Lartë.

Arsyeja e dorëheqjes së gjyqtarit Binaj lidhet me faktin se ai ka qenë më herët pjesë e shqyrtimit të disa kërkesave gjyqësore të paraqitura nga Saimir Tahiri, në kohën kur ushtronte detyrën në ish-Apelin për Krime të Rënda. Për të shmangur çdo konflikt interesi apo dyshim mbi paanshmërinë, ai ka vendosur të tërhiqet nga çështja.

Procesi në Gjykatën e Lartë është iniciuar pas rekursit të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila kundërshton vendimet e mëparshme të gjykatave më të ulëta. SPAK nuk është dakord me faktin që Tahiri është dënuar vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe kërkon që ish-ministri të shpallet fajtor edhe për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Për këto akuza, prokuroria kërkon një dënim prej 12 vitesh burg.

Fillimisht, ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e kishte shpallur fajtor Tahirin për shpërdorim detyre, duke e dënuar me 5 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua në 3.4 vite, ndërsa në vendimin përfundimtar u vendos pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vënia e tij në shërbim prove.

Ky vendim u ankimua nga të dyja palët, si nga SPAK ashtu edhe nga vetë Tahiri. Apeli i GJKKO-së e rrëzoi vendimin për pezullimin e dënimit, duke lënë në fuqi dënimin me 3.4 vite burg. Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, Tahiri u lirua nga burgu me vendim të Gjykatës së Elbasanit, për shkak të rrethanave familjare dhe kushteve të parashikuara në ligj, pa e përfunduar plotësisht ekzekutimin e dënimit.

Aktualisht, në Gjykatën e Lartë pritet jo vetëm caktimi i datës së seancës gjyqësore, por edhe përzgjedhja e dy anëtarëve të tjerë të trupës gjykuese, të cilët së bashku me relatorin Genti Shala do të shqyrtojnë si rekursin e SPAK, ashtu edhe atë të paraqitur nga Saimir Tahiri, i cili kërkon pafajësinë e plotë./tvklan.al

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!