AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

GJKKO lë në fuqi masat ndaj kreut të ARRSH-së, Ervis Berberit dhe dy bashkëpunëtorëve

by SHT Media
25/04/2024
in Kronikë
6
0
Nën akuzë për pastrim parash dhe korrupsion, GJKKO lë në burg Evis Berberin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, njofton se: “Sot më 25.04.2024,shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 16 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e personave nën hetim Evis Berberi, Ervis Lami, Valter Begaj, me objekt:

“Ankim ndaj vendimit nr. 21, datë 13.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 21, datë 13.03.2024 dhe të vendimit nr. 27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Hetimi i prokuroririsë së posaçme ndaj kreut të ARRSH Evis Berberi ka nisur nga publikimet në media dhe portale të ndryshme ku shkruhet se Evis Berberi, gjatë kryerjes se detyrës se tij si drejtor i Agjencisë se Efiçensës se Energjisë si dhe drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptarë ka përdorur dhe vazhdon te përdorë shoqëritë tregtare “Net Group” sh.p.k. dhe “DAAM” sh.p.k. për të përfituar në mënyrë të paligjshme interesa financiare prej tyre.

Nga informacionet që janë publikuar citohet se Evis Berberi ka marrëdhënie shoqërore me Valter Begaj dhe është pikërisht ky i fundit qe shërben si lidhje midis shtetasit Evis Berberi dhe dy shoqërive tregtare te sipërcituara.

Gjatë hetimeve paraprake në pyetje është marrë biznesmeni Valter Begaj i cili ka deklaruar se me Evis Berberin dhe gruan e tij, Adela Ruko është njohur kur kanë punuar së bashku tek shoqëria Euroteorema ShPK prej vitit 2004 e deri ne 2005.

Ai ka deklaruar se prej atyre viteve ka ruajtur marrëdhënie shoqërore në vazhdim me këto dy shtetas.

Sipas SPAK nga këqyrja e sistemit elektronik të agjencisë së prokurimit publik rezulton se  shoqëria “Net Group” sh.p.k është shpallur fituese ne 3 procedura prokurimi të ARRSH, gjatë kohës që drejtor i përgjithshëm ka qenë shtetasi Evis Berberi.

Ky fakt rezulton nga procesverbali “Për këqyrjen e marrjen e të dhënave nga faqja e Agjencisë se Prokurimit Publik”, date 12.09.2023, mbajtur nga hetuesi  i BKH dhe ku objekt këqyrje janë buletinet e APP Nr. 163, date 15.11.2021, Nr.85, date 27.06.2022 dhe Nr.90, date 04.07.2022, ku shoqëria  “Net-Group” sh.p.k është shpallur fituese ne procedura prokurimi të zhvilluara nga ARRSH, në shumën totale prej 101,811,343.88 leke, pa TVSH.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.