AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

by SHT Media
23/03/2026
in Kronikë
6
0
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s
6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme (GJKKO), Erion Çela, ka autorizuar zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të nisur këqyrjen dhe analizimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara dy ish-zyrtarëve të lartë, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli. Dy ish-drejtorët, të cilët kanë shërbyer në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë pjesë e një hetimi që po shtrihet gjerësisht në kontratat publike dhe rolin e biznesmenëve të përfshirë.

Vendimi i Kushtetueses “zgjidh duart” e hetuesve

Procesi i këqyrjes së celularëve dhe kompjuterëve ishte pezulluar prej kohësh, teksa pritej një interpretim nga Gjykata Kushtetuese mbi procedurat e sekuestrimit dhe privatësisë. Me dhënien e “dritës jeshile” nga Kushtetuesja, SPAK iu drejtua menjëherë GJKKO-së për autorizimin e radhës, i cili u dha së fundmi, duke lejuar oficerët e BKH-së të hyjnë në komunikimet private të zyrtarëve.

Grupi i hetimit, 10 oficerë dhe 3 prokurorë në terren

Dosja po trajtohet me intensitet të lartë nga një grup i zgjeruar hetimor. Prokurorët Klodian Braho, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi po udhëheqin operacionin. Të paktën 10 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë angazhuar për analizën laboratorike të provave digjitale.

Verifikimi i komunikimeve në platformat si WhatsApp, Signal apo email-et zyrtare për të zbuluar pazare të mundshme korruptive, favorizime në tendera apo lidhje të dyshimta me biznesmenë, të cilët gjithashtu janë nën thjerrëzën e SPAK.

Pse janë kyçe këto pajisje?

Organi i akuzës beson se pajisjet e Elezit dhe Gjylit konsiderohen të rëndësishme për informacionin që mund të mbartin mbi vendimmarrjet në dikasterin e Infrastrukturës. Hetuesit dyshojnë se aty mund të gjenden gjurmë të shkeljeve ligjore që implikojnë jo vetëm dy ish-zyrtarët, por edhe persona të tjerë me peshë në administratë apo botën e biznesit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur
  • Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.