AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Gjermania voton të dielën/ Kush është Robert Habeck, ish-shkrimtari që do të bëhet kancelar

by SHT Media
20/02/2025
in Botë
6
0
Gjermania voton të dielën/ Kush është Robert Habeck, ish-shkrimtari që do të bëhet kancelar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Robert Habeck është ekologjist, zëvendëskancelar, Ministër i Ekonomisë, kandidat për kancelar dhe autor romanesh policesk.

Asnjëherë më parë në historinë e të Gjelbërve, një parti tradicionalisht programatike dhe pa kult individi, nuk ka qenë një person kaq shumë në qendër të një fushate zgjedhore. Për zgjedhjet e parakohshme të Bundestagutmë 23 shkurt 2025, Robert Habeck kandidon për kancelar, i zgjedhur në kongresin e partisë në nëntor në Wiesbaden me 96% të votave.

Tre vite jashtëzakonisht të lodhshme
Habeck ka lënë pas tre vite të lodhshme si pjesë e një qeverie federale që në fund u shpërbë për shkak të mosmarrëveshjeve. Tani ai është i vendosur të mbetet në pushtet, edhe pse partia e tij ka vetëm 12-14% mbështetje në sondazhe. Në rrjetet sociale, përballet me valë të mëdha pakënaqësie dhe urrejtjeje. Sipas shumë gjermanëve, Habeck dhe të Gjelbërit i mbingarkuan qytetarët me planet e tyre ambicioze për mbrojtjen e klimës dhe tranzicionin energjetik në kohë të vështira.

Në një intervistë për DW në mars 2022, Habeck deklaroi: “Gjithmonë e kam ditur se do të më duhej të merrja vendime që nuk janë popullore, që janë të vështira dhe që kërkojnë sakrifica nga njerëzit. Vendime që ndoshta nuk kanë mbështetje shumicë, por që janë të domosdoshme për të ardhmen e vendit.”

Në shtator, Habeck mbushi 55 vjeç. Në politikë ka hyrë relativisht vonë: 20 vjet më parë, në të tridhjetat, u bë aktiv tek të Gjelbërit si kryetar partie në Landin Schleswig-Holstein. Më vonë, midis 2012 dhe 2018, ishte ministër i Mjedisit në këtë land verior. Para se të hynte në politikë, Habeck shkruante libra për fëmijë dhe romane krimi me bashkëshorten e tij, Andrea Paluch. Një nga romanet e tyre, “Die Flut – Tod am Deich”, u bë film televiziv në kanalin ARD në prill 2024.

Fitoret zgjedhore si kryetar partie
Fundi i qeverisë “së qendrës së majtë”
Kriza arriti kulmin kur Gjykata Kushtetuese Federale ndaloi qeverinë të përdorte 60 miliardë euro nga fondet e papërdorura të pandemisë për politikat e klimës. Pa këto fonde, shumë projekte u ndalën, dhe konfliktet brenda koalicionit u intensifikuan.

Situata u përkeqësua me humbjet ekonomike dhe shkurtimet masive të vendeve të punës në industri, të cilat u lidhën edhe me politikat e Habeckut si ministër i Ekonomisë. Në fund, pas shkarkimit të ministrit të Financave, Christian Lindner, dhe daljes së FDP-së nga qeveria në fillim të nëntorit, Habeck dhe kancelari Olaf Scholz u gjendën në një qeveri minoritare.

Një koalicion i dështuar
Vetëm disa ditë pas shpërbërjes së koalicionit, Habeck shprehu zhgënjimin e tij, në një intervistë për DW: “Kjo është vërtet e dëmshme. Ne e nisëm si një projekt reformash: shtetësia, migracioni. E dinim që do të kishim mosmarrëveshje për politikën ekonomike. Pastaj erdhi lufta dhe gjithçka ndryshoi. Fatkeqësisht, kjo qeveri u bë shumë e papëlqyer dhe dështoi.”

E ardhmja politike e Habeckut
Çfarë do të ndodhë tani? A do të kthehet Habeck te shkrimi i librave? Nuk duket e mundshme. Ai dhe të Gjelbërit nuk përjashtojnë koalicione të reja, madje edhe me konservatorët e CDU/CSU. Për Habeckun, karriera politike nuk duket të përfundojë me fundin e zymtë të qeverisë “semafor”./DW

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dyshohet se po përgatitnin atentat, tre të arrestuarit në gjyq për masën e sigurisë, “blindohet” Gjykata e Lezhës

12/10/2026

Jep dorëheqjen drejtori i Burgjeve, Kupi: Pas shtatë muajsh vendosa që…

12/10/2026

Vdekja e 16-vjeçarit në restorant në Fushë-Krujë, arrestohen kamarieri dhe pronari i lokalit

12/10/2026

Vrasja e Egli Progës, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy të akuzuarit

12/10/2026

Dyshohet të jetë autori i plagosjes në Sauk, arrestohet në Greqi 19-vjeçari turk

12/10/2026

Aksident në unazën e Fierit, makina përplas biçikletën, plagoset drejtuesi i saj

12/10/2026

Sulm me thikë në Greqi, 58-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar

12/10/2026

Ministri i Jashtëm izraelit në Tiranë, takim me Ramën dhe marrëveshje dypalëshe

12/10/2026

Leku thyen rekord global në kursin ndaj euros ne 10 vite, monedha më e fortë në listën e 40 vendeve

12/10/2026

Çift erotik dhe afera në UKT. Klientët dhe skema e korrupsionit me tendera. Drejtori i ri Flauers Shoshi shton pasuritë e dyshimta. Skerdi Drenova nis pastrimin e parave si konsulent financiar?

11/10/2026

Pastrimi i parave të AKSHI-t/ Cili është roli i Albana Lopçit, vartëses së Daniel Shimës?

11/10/2026

Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

11/10/2026

Irani refuzon përgjigjen e SHBA-së: Shtatë kushtet për rihapjen e Hormuzit nuk janë përmbushur

11/10/2026

Kodi i Etikës në Ministrinë e Arsimit! Kumbaro vendos rregulla për veshjen, dhuratat dhe përdorimin e telefonit

11/10/2026

Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

11/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dyshohet se po përgatitnin atentat, tre të arrestuarit në gjyq për masën e sigurisë, “blindohet” Gjykata e Lezhës
  • Jep dorëheqjen drejtori i Burgjeve, Kupi: Pas shtatë muajsh vendosa që…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.