• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Gjendet i gjallë pas 33 vjetësh, çifti besonte se djali i tyre kishte vdekur gjatë lindjes

25/06/2024
in Botë
Gjendet i gjallë pas 33 vjetësh, çifti besonte se djali i tyre kishte vdekur gjatë lindjes

Një çift në Kinë besonte se djali i tyre kishte vdekur menjëherë pas lindjes, por pas 33 vitesh zbuluan se fëmija i tyre ishte gjallë. Mjekët në spital u kishin thënë prindërve se foshnja e lindur para kohe nuk ia kishte dalë mbanë. Mirëpo në fakt, drejtori i spitalit ia dha foshnjën për birësim disa të afërmve të tij, të cilët nuk ishin në gjendje të kishin një fëmijë. E vërteta doli në dritë pas kaq vitesh nga rrëfimi i nënës birësuese.

Historia u raportua nga South China Morning Post. Fëmija quhej Zhang dhe u rrit në një familje në një fshat rural në provincën Anhui të Kinës lindore. Prindërit e tij biologjikë janë tregtarë të pasur nga provinca Zhejiang, në Kinën juglindore, rreth 400 km larg. Çifti që e adoptoi ishte në atë kohë rreth 50 vjeç, babai ishte invalid dhe familja ndodhej në vështirësi financiare. Në moshën 17-vjeçare, i riu duhej të linte shkollën për të ndihmuar prindërit e tij të moshuar.

Kur babai i tij vdiq në 2023, nëna i tregoi të vërtetën se ai ishte birësuar. Me ndihmën e policisë, djali nisi të kërkojë familjen e tij biologjike. Gjatë një feste për ardhjen e djalit të tij, Li Shijie, babai biologjik, i dorëzoi Zhang një kartë krediti me më shumë se 160 mijë euro. “Djali im i vogël ka jetuar për më shumë se 30 vjet pa e ditur datën e ditëlindjes së tij të vërtetë, më në fund familja jonë do ta festojë së bashku“, tha Li. Pavarësisht se u rrit në varfëri, 33-vjeçari duket se ka trashëguar talentin e prindërve të tij për biznes.

/a.r

Më të lexuarat

  • Kurthi i Moskës!

    Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për protestat: Shumica qeverisëse do dalë më e fortë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I dënuar për vjedhje fondesh, Kastriot Çipi shpall ‘Kushtetutën e Revolucionit’, Përparim Gjeka nis zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar me telefon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e ‘motoristit’ të call centrave Super Profesionisti denoncohet për vjedhje, aktiviteti i dyshimtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!