• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Garantojmë siguri”, Balla nga Vlora: Mirësjellja e buzëqeshja të jetë përshtypja e çdo udhëtari

07/07/2024
in Politikë
“Garantojmë siguri”, Balla nga Vlora: Mirësjellja e buzëqeshja të jetë përshtypja e çdo udhëtari

“Policia Kufitare është kontakti i parë dhe i fundit i çdo udhëtari me Shqipërinë, ndaj duhet të garantojmë që mirësjellja dhe buzëqeshja e tyre të jetë përshtypja e çdo udhëtari.”

Ky ishte mesazhi i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla gjatë takimit me punonjës të Policisë Vendore dhe asaj Kufitare, në Portin e Vlorës teksa mbërrinte trageti i parë i ditës.

“Gjatë gjithë sezonit presim një numër të konsiderueshëm vizitorësh, dhe punonjësi i Policisë Kufitare është i pari dhe i fundit moment i takimit me çdo të huaj, kështu që përshtypjen e parë dhe të fundit të çdo të huaji e vizitori, e kanë me Policinë Kufitare. Duhet të garantojmë që çdo pushues të ndjehet i sigurt në çdo pjesë të Vlorës deri në Sarandë, duket garantuar që çdo shkelës kryesisht me mjete motorike ujore, të mos i afrohen për asnjë moment plazheve. Perimetri i sigurisë të garantohet”, tha Balla.

Ministri kërkoi nga Policia Vendore, që me eksperiencën e fituar vitin e kaluar të konsolidojë me rezultate konkrete luftën ndaj çdo lloj paligjshmërie e çdo forme kriminaliteti.

“Në fund dua t’ju falënderoj për gjithçka keni bërë deri tani, çdo ditë po konsolidohet mbështetja e qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit. Po ashtu dua t’ju garantoj se më shumë do të vazhdojmë të bëjmë sa i përket trajtimit të duhur financiar. Në korrik kemi një rritje të pagës, por ju garantoj se do të bëj më shumë sa i takon këtij trajtimi financiar për çdo punonjës policie. Shumë faleminderit dhe na vaftë mbarë se të gjithë biem dakord se Vlora është një kryeqytet i rëndësishëm për turizmin dhe numrit të konsiderueshëm të vizitorëve të huaj që presim në këtë qytet!”, nënvizoi ministri Balla.

Drejtuesi lokal i Policisë foli mbi masat për garantimin e sezonit.

“DVP Vlorë i ka marrë të gjitha masat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kufirit, si në tokë edhe në det. Besoj se do të kemi një sezon të qetë. Kemi bashkërenduar punët dhe pushtetin vendor, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, e çdo gjë do të shkojë mirë”, konfirmoi drejtori DVP Vlorë, Ermal Muça.

/a.r

Më të lexuarat

  • Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nora Malaj për protestën: E shoh si lëvizje sociale, janë ngritur ata që e kanë votuar edhe ata qe nuk e kanë votuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Miratohet VKM-ja! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë kredi për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane (VENDIMI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga tabelat dygjuhëshe te korsitë e veçanta, Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tronditëse, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund të prodhohet një parti nga protestat? Bajraktari: Mijëra vota të gatshme për alternativa

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga ‘Ndrangheta te kartelët e Amerikës Latine, si mafia shqiptare depërtoi në rrjetin global të kokainës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkencëtarët thyejnë një tjetër kufi: Kompjuteri i bindet mendimeve të njeriut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!