AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

‘Fshati turistik’ pa leje në Theth, i vetmi për të cilin prokuroria s’nisi hetimin! Për 6 muaj policia referoi 34 raste, akuza regjistroi 33

by SHT Media
02/08/2025
in Kronikë
6
0
‘Fshati turistik’ pa leje në Theth, i vetmi për të cilin prokuroria s’nisi hetimin! Për 6 muaj policia referoi 34 raste, akuza regjistroi 33
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërtimi i 12 kabinave përballë kishës së Thethit, që Kryeministri Rama e denoncoi si ‘fshat turistik’ pa leje të një krimineli, është i vetmi mes 34 denoncimeve, që Prokuroria e Shkodrës vendosi mos nisjen fare të hetimeve.

Vetë organi i akuzës në kryeqendrën e Veriut, në një përgjigje zyrtare për Report Tv thotë se ka regjistruar 33 procedime penale për ndërtime pa leje në perlën e alpeve shqiptare.

Kthim përgjigje nga Prokuroria e Shkodrës

Por Report Tv i kërkoi informacion edhe Policisë së Shtetit për numrin e referimeve që vetë uniformat blu kanë bërë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në këtë kthim-përgjigje zyrtare, thotë se përgjatë 6 muajve të parë të vitit 2025, nga 1 janari deri më 30 qershor, blutë e Shkodrës kanë evidentuar në Theth 34 raste për ndërtim pa leje, për të cilat u arrestua një person, u shpall në kërkim një tjetër dhe u morën në hetim në gjendje të lirë 32 persona. Rastet janë referuar në Prokurorinë Shkodër, e cila në bazë të materialeve ka marrë vendimet për vijimësi ose jo të hetimeve.

Kthim përgjigje nga Policia e Shtetit

Pra i vetmi referim që u konsiderua i padenjë nga organi i akuzës për të nisur hetimin ishte ndërtimi i cili u bë shkas për aksionin masiv për prishjen e më shumë se 100 ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit. Për këtë vendimmarrje ishte vetë kryeministrit Rama që bëri denoncimin dhe që kërkoi edhe ndëshkimin e prokurores Elsa Gjeli, e cila tashmë është në hetim disiplinor nga ILD.

Bashkë më aksionin për prishjen me ekskavatorët e IMT-së së bashkisë, koka u prenë në Policinë e Shkodrës, mes tyre drejtori Fatmir Lleshaj dhe shefi i komisariatit, Nik Nikollaj, u shkarkuan nga detyra pasi sipas kryepolicit Proda, nuk verifikuan ndërtimet që pushtuan Thethin.

Një tjetër e dhënë interesante vënë në dispozicion nga policia dhe prokuroria në përgjigjet për Report Tv janë rastet në tërësi të ndërtimit të paligjshëm në të gjithë territorin e bashkisë Shkodër. Sipas policisë, në total janë 85 të tilla, çfarë do të thotë se vetëm 51 prej tyre janë në të gjithë territorin, pa njësinë administrative të Thethit. Pra, policia referoi në prokurori shumë më tepër raste të ndërtimit të paligjshëm në Theth se në çdo territor tjetër të bashkisë. Të dhënat e prokurorisë flasin për 91 raste në total që janë në hetim, por këtu përfshihen edhe referime të bëra nga IMT Shkodër dhe komisariati i Malësisë së Madhe.

Praktikisht, Policia e Shkodrës, në vetëm 6 muaj mundi të identifikojë një numër të konsiderueshëm të ndërtimeve pa leje, për të cilat organi i akuzës në pjesën më të madhe të rasteve nisi hetim, i cili vijon. Megjithatë, me prishjen e ndërtimeve përmes një aksioni të madh të IMT-së, hetimi pritet të mbyllet për të gjitha, pasi tashmë objektet nuk ekzistojnë./ Shqiptarja,com

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.