AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Fluturimi historik, kur avioni drejtohet familjarisht nga piloti me gruan dhe 3 vajzat

by SHT Media
16/09/2024
in Botë
6
0
Fluturimi historik, kur avioni drejtohet familjarisht nga piloti me gruan dhe 3 vajzat
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një biznes familjar nuk është një koncept i ri, ku fëmijët shpesh ndjekin hapat e nënës dhe babait të tyre për të marrë përsipër drejtimin e kompanive ose dyqaneve.

Por, një industri që nuk njihet për kalimin e mantelit nga prindërit tek fëmijët është aviacioni. Të paktën kështu ishte deri në momentin kur pasagjerët në bordin e një fluturimi të ‘IcelandAir’ panë se në shërbim të tyre ishte një familje e plotë, pasi piloti që drejtonte avionin kishte pjesë të ekuipazhit edhe gruan me tre vajzat e tij që punonin si stjuardesa në kabinë, raporton A2.

Ingvar Mar Jónsson drejtoi avionin që u nis nga aeroporti Keflavik për në Uashington DC, ndërsa në bord shërbente bashkëshortja e tij Sigga Nanna dhe vajzat Ingibjorg, Sigga Marta dhe Nina.

Jónsson shpjegoi për mediat se fillimisht, vetëm tre prej tyre ishin planifikuar të ishin në fluturim, por dy fëmijët e tij më të vegjël arritën të riorganizonin oraret e tyre të punës për t’u bashkuar e gjithë familja.

“Meqenëse 2 vajzat tona më të vogla (Ingibjorg dhe Sigga Marta) filluan të punonin për verën si stjuardesa, gruaja ime Sigga Nanna dhe vajza jonë më e madhe Nina menduan se mund të ishte një ide e mirë të bënim një fluturim së bashku nga Keflavik në Uashington. Ingibjorg dhe Sigga Marta arritën të ndërronin fluturimet në mënyrë që ne të gjithë të bëheshim pjesë e një ekuipazhi më 20 gusht”, zbuloi piloti, shkruan A2.

Të pestë nuk ishin anëtarët e vetëm të familjes në bordin e avionit, pasi Jónsson konfirmoi se vjehrra e tij gjithashtu u bashkua me ta në fluturim.

“Bashkë me ne morëm vjehrrën time Ingibjorg. Gjithashtu Petur (i dashuri i vajzës sonë Ingibjorg) dhe Thorir (i dashuri i Sigga Martës)”. Atli, i cili është bashkëshorti i Ninës, qëndroi në Islandë për t’u kujdesur për 2 fëmijët e tyre të vegjël. Djali ynë Nonni i cili është 17 vjeç gjithashtu qëndroi në Islandë për t’u kujdesur për 2 qentë tanë”, shpjegoi piloti, përcjell A2.

Fluturimi tepër i rrallë u bë viral në Twitter pas një postimi nga IcelandAir, ku shkruhej: “Islanda është një vend i vogël, kështu që fluturimi mund të bëhet lehtësisht një çështje familjare.”

“Ishte një fluturim që ndodh një herë në jetë për pilotin Ingvar, gruan e tij Sigríður dhe 3 vajzat. Ata mirëpritën pasagjerët në ‘udhëtimin e tyre familjar’ midis Uashington DC dhe Kefairport. Një familje që fluturon së bashku, qëndron së bashku!”, shkroi kompania.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.