• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Flet ministri hungarez i Shtetit: Shqipëria hapa konkretë drejt integrimit në BE

23/11/2024
in Politikë
Flet ministri hungarez i Shtetit: Shqipëria hapa konkretë drejt integrimit në BE

Hungaria po mban presidencën e radhës 6-mujore të Bashkimit Europian dhe për Péter Sztáray, ministrin e Shtetit për Politikën e Sigurisë, gjatë këtyre muajve janë bërë shumë përparime.

Gjatë një interviste për RTSH, ministri hungarez theksoi se janë bërë shumë hapa përpara për sigurinë dhe demokracinë.

“Sigurisht, në këtë presidencë të dytë të Hungarisë kemi bërë shumë gjëra të rëndësishme për Bashkimin Europian sa i përket projektit të zgjerimit, mbrojtjes së demokracisë, rritjes së sigurisë në BE, emigracionit, por edhe sa i përket hapave ekonomikë. Gjatë presidencës tonë u arritën edhe hapa pozitive për Shqipërinë, siç ishte edhe hapja e diskutimit të grup-kapitujve të parë me BE-në dhe ne shpresojmë që shumë shpejt të vijojë edhe me hapjen e grup-kapitujve të tjerë”, u shpreh Péter Sztáray.



Takimi i pestë i Komunitetit Politik Evropian mblodhi së bashku liderë nga i gjithë kontinenti në Budapest, Hungari. Për ministrin Sztáray, udhëheqësit diskutuan sfidat e sigurisë së Evropës.

“Në fakt, u zhvilluan takime të ndryshme ku morën pjesë edhe përfaqësues të vendeve jo anëtare. Dhe për mua kjo është një formë e mirë për të folur për problemet. Në takim u diskutua për të ardhmen e Europës në kontekstin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, migrimit të parregullt dhe çështjeve që lidhen me sigurinë ekonomike dhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT dhe tregtisë globale”, ka theksuar ai.

Sa i përket konfliktit në Ukrainë, ministri hungarez thekson se është shumë e nevojshme që palët të ulen në diskutime.

“Konflikti në Ukrainë është sigurisht një shqetësim për të gjithë ne pasi prek kufijtë tanë dhe sjell një goditje shumë negative për ekonomitë tona përveç sigurisë. Ne duam paqe sa më shpejt, duhet që palët të fillojnë negociatat për paqe në mënyrë që në Europë të kthehet paqja, stabiliteti dhe siguria”, shpjegoi ai.

Duke u ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, ministri hungarez theksoi se ato janë tashmë prej shekujsh të mira.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira historikisht, dhe kjo vijon edhe me vizitat e kryeministrave që janë tregues të kësaj marrëdhënieje. Ne tashmë jemi të fokusuar në rritjen e marrëdhënieve tregtare mes nesh, pasi ka shumë kompani hungareze që po investojnë në Shqipëri dhe shpresojmë që shumë shpejt kompanitë shqiptare të vijnë dhe të arrijnë të investojnë në Hungari. Ministri i Shtetit për Politikën e Sigurisë, Péter Sztáray, ishte në Shqipëri ku mori pjesë në ministerialin e nismës së Europës Qendrore”, theksoi ministri hungarez.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!