• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Sociale

“Festa e Verës” në Farkë, Veliaj: Marketingun më të mirë të produkteve “Made in Albania” e bëjmë ne vetë

07/10/2023
in Sociale
“Festa e Verës” në Farkë, Veliaj: Marketingun më të mirë të produkteve “Made in Albania” e bëjmë ne vetë

Për të katërtin vit radhazi në Farkë, u zhvillua “Festa e Verës”, një festë lokale që promovon traditën e pasur të bërjes së verës, shijimit të saj dhe nxitjen e turizmit në qytetin e Tiranës. Kjo festë mblodhi bashkë një numër të madh kantinash vere dhe restorantesh, të cilat promovuan produktet e tyre, si dhe kulturën e prodhimit të verës lokale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili iu bashkua festës, tha se asgjë më mirë se promovimi i produkteve vendase nuk e rrit ekonominë lokale. “Është shumë e vështirë të flasësh mirë për dikë që punon. Por, këta njerëz që punojnë këtu janë tanët, ky rrush është i yni, vera që pihet është e jona, shqiptare. Taksat që paguhen, ndihmojnë ekonominë tonë. Nëse arrijmë të kuptojmë se përtej partive, ne jemi pjesë e një ekosistemi, ku duke folur mirë për veten nxisim shitjet e këtyre produkteve, atëherë vërtet kemi kuptuar formulën e suksesit. Kjo do të thotë se shteti, bashkia, privati, shoqëria civile, aktivistët, agjentët e marketingut, janë të sintonizuar për të luajtur të njëjtën muzikë, që është muzika e bukur, e mirë, e asaj që quhet ‘Made in Albania’, ‘Made in Tirana’”, u shpreh Veliaj.

Duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuuar në ngritjen e brandit të markës shqiptare të verës, kryebashkiaku i Tiranës ftoi qytetarët të konsumojnë sa më shumë prodhime vendase, si e vetmja mënyrë për të mbështetur fermerët. “Vera dhe vreshti është një dashuri, është një pasion, por është edhe një mision. Është vërtet përkushtim i një jete. Kështu që, kur ti blen një shishe verë, ti nuk ke blerë thjesht një pije, ti ke blerë koncentratin e një jete plot pasion, plot sakrifica, kryesisht biznese familjare, jo industriale, jo marka të mëdha. Ke blerë një copë të jetës dhe dedikimit të të gjithë këtyre banorëve dhe gjithë atyre që punojnë me sakrificë,” u shpreh më tej ai.

Festa e Verës i shërben jo vetëm promovimit të traditës së përgatitjes dhe degustimit të verës së prodhuar në rrethinat e kryeqytetit, por edhe nxitjes së turizmit të qëndrueshëm në kryeqytet, si motor i zhvillimit të ekonomisë lokale dhe burim të ardhurash.

Më të lexuarat

  • Balluku vs Spiropali, lufta e ftohtë ku matematika e votave mposht lirikën e Skënderbeut

    Rama i bën paralajmërimin e fundit Spiropalit: Ka gabuar dy herë, tek e treta përjashtohet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Erinda Ballanca pas sulmeve ndaj Avokatit të Popullit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deputetja e PS kërkon tredhjen e pedofilëve: Do e paraqes nismën time në Parlament

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkollat e Tiranës i ndërtoi trafikanti Mir Pepa; Si e mbushi europën me drogë dhe u vesh si biznesmen në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!