• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Familja shpresonte që Astrit Kalaja të digjej nga Vettingu”, rrëfimi prekës pas vrasjes së gjyqtarit

15/10/2025
in Kronikë
“Familja shpresonte që Astrit Kalaja të digjej nga Vettingu”, rrëfimi prekës pas vrasjes së gjyqtarit

Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në Fakultetin e Drejtësisë. Nga ky vit, deri më 2004, ai punoi si gjyqtar i Gjykatës së Shkodrës

Nga qershori i vitit 2004, deri në janar 2023, Kalaja ishte gjyqtar i Gjykatës së Apelit qarku Shkodër, ku ka mbajtur edhe pozicionin e drejtuesit dhe më pas është transferuar në Apelin e Përgjithshëm në Tiranë.

Ai iu nënshtrua procesit të vettingut dhe kaloi në të dyja shkallët si i pastër në të treja shtyllat e rivlerësimit. Në vitin 2019, Kalaja u konfirmua nga KPK.

Pasi komisioneri publik kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, me pretendimin se gjyqtari nuk ka bërë deklarimin e mjaftueshëm të një apartamenti e një sipërfaqe toke, në vitin 2022, gjyqtari u cilësua i pastër nga Kolegji i Posaçëm i Apelit. Kalaja u zgjodh edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tre herë radhazi.

“Gruaja e tij shpresonte se do të shkarkohej, sepse mbase do ti dilte me mire ne aspekt ekonomik dhe do te kishte me shume kohe te qendronte me familjen, pasi punonte deri ne orën 4 te mëngjesit, por besoj për Astritin ishte si mision”, u shpreh miku i gjytarit, Alban Zusi.

Ai është vlerësuar me “shumë mire” për vitin 2005-06 dhe 2007-09. Pra, Kalaja ishte një gjyqtar karriere. Megjithatë, ky ishte Astriti në aspektin profesionale, në aspektin njerëzor, ishte një person shumë i dashur, sipas miqve e shokëve të tij.

Kalaja ishte tipik shkodran, ai ishte shumë i lidhur me Shkodrën. E dashuronte qytetin e tij të lindjes dhe thuajse çdo fundjave shkonte në qytet për të qëndruar dhe takuar miqtë e tij. Nuk ndahej dot prej qytetit të tij të lindjes. Nuk u nda as në banesën e fundit, kur eshtrat e tij, gjetën prehje pikërisht në këtë qytet.

Gjyqtari ishte në një moment të mire të jetës së tij, ishte më i plotësuar se ishte bërë gjysh. Shkruante emocionet e tij në letër dhe diçka të tillë e bënte shpesh për përditshmërinë. Kalaja nuk nguroi të përshkruante emocionet për dashurinë e re për nipin e porsalindur. Këto vargje, shpesh ia niste miqve të tij.

“Jam bërë gjysh. Pas 14 ditësh bëra bisedën e parë me nipçen. E thirra shoku. Po qante. Duke i folur e ledhatova tek koka, i fërkova gjoksin e barkun. I thashë se je shumë i bukur. I thoja se e doja fort. I uroja qe ti dhuronin dashuri, të ishte i lumtur me babin e mamin. Me fjalët e mia, me përkëdheljet e mia, si dhe në tingujt e serenatave shkodrane e zuri gjumi.

Ishte shume bukur. Ndjeva një lloj çlirimi shpirtëror. Nuk do ta harroj kurrë. Falënderoj Zotin qe me dhuroi këtë moment te paqtë. Mu duk se zëri im i dha qetësi, siguri”

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!