• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Është fat që e kemi”, deputeti demokrat: Dumani, prokuror me integritet dhe i pakorruptuar

25/01/2024
in Politikë
“Është fat që e kemi”, deputeti demokrat: Dumani, prokuror me integritet dhe i pakorruptuar

Njeri me integritet, profesionist shumë i mirë dhe i pakorruptuar. Kështu e ka cilësuar deputeti demokrat Dash Sula, kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, sipas të cilit është fat që ndodhet në krye të atij institucioni.

“Po ju garantoj që Dumani është njeri me shumë integritet, shumë profesionist i mirë dhe i pakorruptuar dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë. Është fat që e kemi në krye të SPAK. Ndihet fort dora e SPAK tani si po funksionon pavarësisht se ligji për prokurorinë ka një ndryshim total, por kompetencat si drejtues i SPAK i u ushtron me përgjegjësi të madhe”.

Po meritën për funksionimin e këtij institucioni, deputeti demokrat ia njeh edhe presionit ndërkombëtar, kryesisht amerikan, që sipas Sulës pa ta, kjo strukturë nuk do të ekzistonte.

“Po të mos ishin amerikanët ta harrojmë se do ekzistonte një strukturë si SPAK-u. Reforma është bërë jo në kuptimin e diktatit, por duke parë zullumin e korrupsionit kishte ardhur momenti dhe presioni i ndërkombëtarëve ka qenë shumë i madh se korrupsioni po përfundonte në çdo qelizë të këtij shteti”.

Ai shpreh keqardhje për akuzat e Sali Berishës për SPAK-un dhe Dumanin. Sipas tij Dumani nuk ka përgjegjës çështjen Berisha dhe thekson se opozita duhet ta mbështesë këtë institucion të drejtësisë.

“Keqardhje se zoti Berisha është babai ynë ideologjik dhe historik, por ndaj qëndrime të ndryshme me zotin Berisha për disa gjëra. Politikani duhet të shohë problematikat te vetja, por atakimi që i bëhet organeve të drejtësisë nuk i shërben shoqërisë shqiptare më shumë i prishin punë dhe nuk krijojmë impakt pozitiv. Opozita duhet te ishte në mbështetje të SPAK. Për çështjen Berisha përgjegjësia e Dumanit është zero”.

Sula u shpreh i bindur të mbështesë SPAK-un pasi sipas tij “po të mos ishte SPAK do ishin zero ndëshkimet nga mazhoranca dhe kushdo politikan”.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!