AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Është “e pathyeshme”, Rusia ka gati planin për përdorimin e raketës bërthamore

by SHT Media
02/09/2024
in Botë
6
0
Është “e pathyeshme”, Rusia ka gati planin për përdorimin e raketës bërthamore
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin ka gati planin për të vënë në zbatim përdorimin e raketës me mbushje bërthamore, shpesh herë e etiketuar si raketa e pathyeshme.

Lajmi është për i ditur nga dy burime për Agjencinë e Lajmeve Reuters. Dy studiues amerikanë thonë se kanë identifikuar vendin e mundshëm të vendosjes në Rusi të një rakete të re kruiz apo lundruese e armatosur me armë bërthamore, e quajtur gjithashtu edhe si raketa “Skyfall”.

Putin ka thënë se arma “Skyfall”, ka një rreze pothuajse të pakufizuar dhe mund t’i shmanget mbrojtjes raketore të SHBA.

Por disa ekspertë perëndimorë kundërshtojnë pretendimet e tij dhe vlerën strategjike të Skyfall, duke thënë se ajo nuk do të shtojë aftësitë që Moska nuk i ka tashmë dhe rrezikon të përhapë një fatkeqësi nëse shpërthen rrezatimi.

Duke përdorur imazhet e marra më 26 korrik nga Planet Labs, një firmë komerciale satelitore, dy studiuesit identifikuan një projekt ndërtimi që i afrohet një objekti magazinimi të kokave bërthamore të njohur me dy emra – Vologda-20 dhe Chebsara – si vendndodhja e mundshme e raketës së re.

Objekti është duke u ndërtuar 475 km në veri të Moskës. Imazhet satelitore identifikojnë nëntë platforma lëshimi horizontale në ndërtim. Ato janë të vendosura në tre grupe brenda mureve të larta për t’i mbrojtur nga sulmi ose për të parandaluar një shpërthim aksidental, citon Reuters.

Rusia “ka një sistem raketor të madh dhe i vetmi sistem raketor i madh dhe që ata po zhvillojnë aktualisht është Skyfall”, tha burimi për Reuters.

Departamenti Amerikan i Shtetit, CIA, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe Qendra Kombëtare e Inteligjencës Ajrore dhe Hapësinore e Forcave Ajrore të SHBA-së nuk pranuan të komentojnë.

Identifikimi i vendit të mundshëm të lëshimit të raketës tregon se Rusia po vazhdon me vendosjen e saj pas një sërë testesh në vitet e fundit, thekson Reuters.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.