AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

EMRAT/ Hiqeshin si policë dhe vidhnin në dyqane, shkatërrohet banda e hajdutëve në Greqi

by SHT Media
09/09/2024
in Kronikë
6
0
EMRAT/ Hiqeshin si policë dhe vidhnin në dyqane, shkatërrohet banda e hajdutëve në Greqi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona janë arrestuar nga policia greke ku mes tyre edhe një shqiptar.

Të arrestuarit janë identifikuar si ranë Pllumb Cara alias Pllumb Rusi, 39 vjeç nga Sukthi i Durrësit, Yasin Badaëi 30 vjeç nga Siria dhe shtetasi grek Evstathios Borgidis 60 vjec.

Siç raportojnë mediat e huaja, anëtarët e këtij grupi kriminal kryenin në mënyrë sistematike grabitje dhe vjedhje në dyqane dhe banesa në zona të qendrës së Athinës.

Që nga nëntori i vitit 2023, ata kanë kryer grabitje me armë në dyqane e mini markete dhe më pas vjedhje dyqanesh dhe shtëpish në zona të ndryshme të Athinës, si Sintagma, Agios Panteleimonas, Kaisariani, Pagrati, Virona dhe Zografou, madje duke synuar disa herë të njëjtat dyqane.

Madje, mediat e huaja bëjnë me dije se ata mbanin me vete edhe pistoleta, duke zgjedhur të kryenin grabitje në minimarkete në pronësi të njerëzve me origjinë aziatike, në të cilat nuk hezitonin të ushtronin dhunë, duke i lidhur viktimat e tyre me kabllo dhe duke i lënë të palëvizur ndërsa iknin.

Në grabitjet, 39-vjeçari së bashku me 60-vjeçarin duke pretenduar se janë policë, kanë hyrë në minimarkete dhe me kërcënimin e pistoletave kanë bllokuar punonjësit dhe kanë marrë para. Në vjedhjet, 30-vjeçari ka thyer dyert e dyqaneve, ka hyrë brenda tyre dhe ka hequr para dhe sende të tjera, ndërsa 39-vjeçari shqiptar asistuar dhe mbikëqyrur 30-vjeçarin. Në këtë rast, përgjegjës për planifikimin e objektivave ishte 60-vjeçari grek.

Policia arriti të arrestonte 39-vjeçarin shqiptar dhe 60-vjeçarin grek, ndërsa po kryenin një vjedhje në një banesë në Kypseli. Në fakt, në tentativën e tyre për t’u arratisur, teksa zbrisnin ballkoni në ballkon, 39-vjeçari  shqiptar Pllum Cara mbeti i plagosur duke rënë nga lartësia dhe aktualisht ndodhet në spital.

Në zonën ku ndodheshin autorët, u gjetën dhe sekuestruan një sërë mjetesh vjedhjeje, si dhe një sërë bizhuteri e sende të tjera, të cilat u identifikuan si të vjedhura dhe i atribuohen pronarit të banesës.

Më pas është vijuar me ndalimin e 30-vjeçarit sirian, ku para se të arrestohej ai tentoi të shmangte kontrollin e policisë, duke refuzuar të zbatonte urdhrat e punonjësve të policisë.

Çfarë u gjet?

Nga kontrollet e kryera në banesat e të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar 2- pistoleta ajrore metalike 3- plastike, kopje pistolete, sfera metalike, fishekë gjuetie, shishe gazi me pistoletë me ajër, 2 palë pranga, 3 thika të palosshme, kuti metamfetamine kristal me një peshë bruto prej 109 gram, peshore elektronike precize, veshjet e përdorura në ngjarje dhe telefonat celularë.

Shtetasi shqiptar Pllum Cara rezulton me precedentë penalë në Greqi për vjedhje, grabitje, shkelje të ligjit mbi drogat dhe shkelje të ligjit mbi emigrantët.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.