• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

EMRAT/ Do të përfitonin 50 mijë euro, mediat italiane zbulojnë rolin e shqiptarëve në trafikun e drogës

04/11/2024
in Kronikë
EMRAT/ Do të përfitonin 50 mijë euro, mediat italiane zbulojnë rolin e shqiptarëve në trafikun e drogës

Mediat italiane kanë nxjerrë detaje të reja sa i përket arrestimit të tre shqiptarëve në portin e Livornos.

Sipas asaj që raporton “Iltirreno”, tre shqiptarët u arrestuan mbrëmjen mes 25 dhe 26 tetorit, por ngjarja është konfirmuar vetëm në 31 tetor.

Alfons Teqa 49-vjeç, Athanas Xhuveli 30-vjeç dhe 36-vjeçari Rushan Kanushi u dnaluan nga policia në portin e Livornos, ku kishin shkuar për të marrë mallin e ardhur nga Ekuadori.

Mediat raportojnë se në anijet tregtare ishin ngarkuar 40 kilogram kokainë e nisur nga porti i Guayaquil, vlera e të cilës shkonte në 3 milionë euro, por tre “postierët” shqiptarë do të përfitonin 40 deri në 50 mijë euro, por dështuan.

Anija ishte nisur nga porti i Guayaquil, në Ekuador, me emrin “Cma CGM Imagination”. Flamuri i saj ishte maltez, teksa ka bërë tranzitet e saj në Marsejë dhe Barcelonë, por skaneri në Livorno zbuloi ngarkesën. Droga, e ndarë në 36 blloqe peshonin pak më shumë se një kilogram secila, shkruan “Iltirreno”.

Operacioni për kapjen e ngarkesës u krye nga Guardia di Financa dhe Agjencia e Doganës italiane. Ndërhyrja u krye në Darsena Toscana, kurse të dyshuarit ndodhen në burgun e Sughere.

Asnjë nga shqiptarët e arrestuar nuk tha asnjë fjalë para prokurorit publik Daniele Rosa.

Në media thuhet se teqa dhe Xhuveli kishin ardhur direkt nga Shqipëria, ndërsa Kanushi ka qenë ndoshta në Itali përpara se të mbërrinte në qytet për të rikuperuar sasinë e madhe të drogës. Ata dyshohet se janë punësuar si korrierë për të tërhequr dhe dorëzuar mallin për organizatën. Me vete mbanin çantat e shpinës, ku kishin të gjitha pajisjet e nevojshme për të hapur kontejnerin e sapozbritur.

/a.r

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!