AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Emigrantët, votë me postë”/ Propozimi i PS për zgjedhjet e 2025: Regjistrimi deri në 90 ditë para zgjedhjeve

by SHT Media
14/03/2024
in Politikë
6
0
“Emigrantët, votë me postë”/ Propozimi i PS për zgjedhjet e 2025: Regjistrimi deri në 90 ditë para zgjedhjeve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tik takut të komisionit të reformës zgjedhore po i vjen fundi dhe 7 ditë nga mbarimi i afatit prodhimi i një produkti konkret duket tashmë një mision i pamundur.

{ërgjatë dy ditëve mbledhjet online u zhvendosën në një tryezë diskutimesh teknike më ndërmjetësimin e ekspertëve të OHDIR ku juristët e mazhorancës dhe opozitës paraqiten draftet e tyre. Me komision apo pa komision të posaçëm, socialistët kanë gati draftin për ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Reformimi i kodit zgjedhor imponohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, ku një nga vendimet flet për votën e diasporës, element të cilin të gjitha partitë e kërkojnë, por në forma të ndryshme. Socialistët hodhën një hap përpara në realizimin e votimit nga jashtë duke paraqitur në tryezën e ekspertëve të OHDIR propozimin e tyre që parashikon votimin e diasporës me postë, ndërsa për ta nuk do të ketë mandate të dedikuara.

Sipas këtij propozimi, vota e emigrantëve do të përllogaritet në qarkun ku kanë pasur banimin e fundit në Shqipëri. Thënë ndryshe, do të votojnë për listën e kandidatëve për deputet të Qarkut ku kanë pasur banesën e fundit në Shqipëri. Kësisoj, pasja apo jo e përfaqësuesve të diasporës në listat e kandidatëve për deputet mbetet në vullnetin e kryetarëve të partive, pasi janë këta të fundit që bëjnë hartimin e tyre. Krahas mënyrës së votimit dhe përllogaritjes së votës, socialistët propozojnë që numërimi i votave të diasporës të bëhet në Komision Qendror të Zgjedhjeve dhe të mos shpërndahet nëpër qarqe duke e centralizuar si proces, ndërsa regjistrimin e emigrantëve ia lënë në dorë KQZ, jo më vonë se 90 ditë nga dita e zgjedhjeve.

Në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore të majtët janë të mendimit që do duhet te jenë nga radhët e administratës publike të cilët gëzojnë statusin e nëpunësit civil.

Në kuadër të transparencës së fondeve te partive politike ekspertët socialistë, Viktor Gumi dhe Eridian Salinji kërkuan që në Kodin Zgjedhor të vendoset afat konkret për transferimin e fondeve nga buxheti i shtetit partive politike, si dhe shtim të financimi publik për kandidatet e pavarur. Çdo veprimtari publike gjate fushatës 30 ditore zgjedhore, duhet të jetë e ndaluar pavarësisht nëse ka qenë planifikuar ose jo me fonde te buxhetit të shtetit.

Më 21 mars skadon afati i komisionit të reformës dhe socialistët nuk kanë plan ti zgjasin më jetën, por në dakordësi më Rithemelimin punën ta zhvendosin në një strukture të re që do të ngrihet për ligjin elektoral dhe reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar./tch

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026

5 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të fortë

12/09/2026

Pjesë e grupit të trafikimit të kokainës nga Kolumbia, shqiptari i arrestuar në Greqi është Lulzim Caka! Në vendin tonë kërkohet për vrasje

12/09/2026

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

12/09/2026

Rama zbarkon në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

12/09/2026

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…
  • Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën
  • Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.