AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“E turpshme ajo që bëri…”/ Përdhunoi shqiptaren në Itali, presidenti Lula dakord që Robinho të burgoset në Brazil

by SHT Media
12/03/2024
in Botë
6
0
“E turpshme ajo që bëri…”/ Përdhunoi shqiptaren në Itali, presidenti Lula dakord që Robinho të burgoset në Brazil
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-futbollisti brazilian i Real Madridit dhe Milanit, Robinho, duket se do ta vuajë në Brazil dënimin e tij për përdhunimin e një vajzë shqiptare, ngjarje e ndodhur në Itali në vitin 2013.

Presidenti i Brazilit, Lula Da Silva, mbështeti të hënën idenë që Robinho ta vuajë dënimin e tij në atdhe. Në një intervistë, ai i përshkroi krimet e ish-futbollistit 40-vjeçar si të pafalshme dhe se duhet të ishte që tani në burg.

“Të gjithë njerëzit që kryejnë krimin e përdhunimit duhet të burgosen. Një burrë që ka para, është i pasur, i famshëm, kryen përdhunime në grup dhe beson se nuk ka kryer një krim sepse ka qenë i dehur, është e turpshme”, u shpreh Presidenti brazilian.

Kujtojmë se Robinho u dënua në Itali me nëntë vite burg për përdhunimin e një vajze të re shqiptare (Lexo më shumë). Kjo ngjarje ndodhi në vitin 2013 në një klub nate në Milano, kur ai luante për kuqezinjtë e Milanit. Gjykata Supreme e Italisë konfirmoi në vitin 2022 dënimin duke lëshuar edhe një urdhër arresti ndërkombëtar për Robinho-n.

Por kjo vështirë se mund të realizohej pasi tashmë ish-ylli i Milanit jeton në Brazil dhe Kushtetuta e vendit ndalon ekstradimin e qytetarëve të saj. Aktualisht Robinho është edhe pa pasaportë, çka e ndalon që të dalë jashtë vendit. Javës tjetër, më 20 Mars, Gjykata Supreme e Brazilit do të vendosë nëse do të aprovojë dënimin e vendosur nga Italia dhe ta dërgojë Robinho-n në një burg në Brazil.

Përdhunimi ndodhi kur Robinho luante për Milanin. Ai e kreu këtë krim së bashku me pesë brazilianë të tjerë, teksa shqiptarja ishte pa ndjenja. Gjatë procesit gjyqësor, ajo pohoi se nuk e njihte futbollistin para asaj nate. Ajo tha se Robinho bashkë me shokët e tij e çuan në garderobën e një diskoteke duke abuzuar me të.

Pas ngjarjes siç e cekëm dhe më lart, Italia kërkoi ekstradimin e Robinho-s. Por kur u pa që drejtësia braziliane nuk lejonte ekstradimin, atëherë vetë qeveria italiane kërkoi që ai ta vuajë dënimin me burg në Brazil (Lexo më shumë).

Kujtojmë se Robinho ka luajtur edhe për Real Madrid, Manchester City dhe mbi të gjitha me përfaqësuesen braziliane ku ka zhvilluar 100 paraqitje ndërkombëtare e duke shënuar 28 gola./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

11/09/2026

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

11/09/2026

“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat

11/09/2026

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026

“Nuk do bëhem mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

11/09/2026

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz
  • Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen
  • Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.