AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

by Alb Times
11/09/2026
in Politikë
6
0
Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim
6
SHARES
311
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kallëzimi në SPAK i ministrit të Financave, Petrit Malajt, për çështjen e pagave të magjistratëve, është vetëgjyqësi, thotë Erion Braçe. Në një intervistë në “Frontline” në Report Tv, deputeti socialist shpreh të njëjtin argument të artikuluar deri më tani nga qeveria, bazuar te vendimi i Gjykatës Kushtetuese: përcaktimi i pagave i takon Kuvendit.

Gjyqtarët duhet të kuptojnë se buxheti i shtetit nuk i përket ministrit, vijon më tej ai. Detyra e ministrisë, shprehet Braçe, është pikërisht ruajtja e buxhetit dhe jo plotësimi i tekave.

“Serioziteti i shtetit është A-ja. Në këtë rast, serioziteti i shtetit është në nivele minimale. Gjyqtarët duhet të fillojnë të adoptojnë një sjellje tjetër, prej nëpunësish publikë të shtetit, jo njerëzish që kanë në dorë fatin e gjithkujt. Të kallëzosh ministrin e Financave kur Gjykata Kushtetuese ngarkon Kuvendin me përcaktimin e rrogave, minimalisht është vetëgjyqësi. Siç sillen ata atje në rrugë, të sillet tani niveli më i lartë i gjyqësorit në Shqipëri. Bëri mirë Sadushi që bëri mbledhjen e gjyqtarëve sepse e futi në hulli ligjore e kushtetuese çështjen, por ndërkohë një pjesë tjetër kishte shkuar në SPAK të kallëzonte ministrin e Financave. Ministri i Financave është aty si roja i harbimit fiskal. Duhet të rrijë atje për të menaxhuar rregullat e ligjit të sistemit buxhetor të Shqipërisë, jo të tekave. Nuk është buxheti i shtetit për këtë gjë dhe këta duhet të kuptojnë që ato janë para të krijuara nga taksat e qytetarëve, s’janë të ministrit. Në këtë çështje këta duhet të pozicionohen një herë e mirë dhe për fat, e ka vendosur Gjykata Kushtetuese. Unë kam rezerva të mëdha për logjikën që ka përdorur Gjykata Kushtetuese, por si vendim duhet ta zbatoj. Në këtë pikë, po flas për seriozitetin e parlamentit”, shprehet Braçe.

Kritikë për seriozitetin e parlamentit është pikërisht mosmarrja e vendimit brenda afatit të Kushtetueses. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin.

Braçe e sheh logjikën e institucioneve të drejtësisë për përllogaritjen e pagës si jashtë realitetit dhe kërcënim për qëndrueshmërinë fiskale.

“Ajo që di është se ne duhet të kishim marrë vendim brenda datës 31 korrik. Duhet t’i kishte dhënë zgjidhje të miratonte koeficientin dhe rrogat. Sjellja e tyre nuk është ajo që keni parë në media. Jam interesuar dje pranë Ministrisë së Financave, por niveli administrativ i gjykatave e prokurorive pse duhet përfshirë? Kanë çuar listat bashkë me ta në Thesarin e Shtetit. Është synuar, është diskutuar me ta që ndajeni pjesën administrative, kanë refuzuar të ndajnë borderotë. Në fund fare, këta nuk mund të caktojnë rrogat e tyre. Gjykata Kushtetuese nuk thotë që gjyqtarët e prokurorët të caktojnë rrogat. Këta duhet të kuptojnë që buxheti i shtetit ka limite. Nuk mund të kalojnë në harbim. Nëse shkojnë në koeficientin dhe formulën e KLGJ e KLP, duhet t’u japim gjyqtarëve e prokurorëve menjëherë 30-50 mln lekë. Çfarë është kjo? Mendojnë këta njerëz apo nuk mendojnë? Unë jam ekonomist dhe para atyre më intereson qëndrueshmëria fiskale e këtij vendi. Parlamenti ka detyrë të miratojë sa më parë ligjin dhe të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Braçe.

Qeveria ngulmon gjithashtu se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të zbatohet duke pasur parasysh qëndrueshmërinë dhe mundësitë e buxhetit të shtetit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.