AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

by SHT Media
10/03/2026
in Kronikë
6
0
E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 43-vjeçar shqiptar është dërguar në burg në Itali pasi dyshohet se sulmoi me një shishe molotov makinën e ish-shefes që e kishte pushuar nga puna.

Ngjarja, sipas mediave italiane, ndodhi në gusht të vitit të kaluar në Cento, në provincën e Ferrarës. Sipas hetimeve të karabinierëve, burri hodhi një shishe molotov ndaj makinës së sipërmarrëses, duke e shkatërruar atë. Gruaja, ish-punëdhënësja e tij, jeton në San Giovanni në Persiceto.

Hetuesit thonë se pas pushimit nga puna ai kishte nisur një seri veprimesh hakmarrëse ndaj saj. Përveç makinës së djegur, ai dyshohet edhe për një tjetër sulm ndaj kompanisë. Në një rast tjetër kishte spërkatur me benzinë një nga furgonët e firmës dhe tentoi t’i vinte flakën, por nuk arriti ta ndizte.

Për këtë seri episodesh, ndaj tij u vendos masa e arrestit shtëpiak, ndërsa priste gjykimin e menjëhershëm. Por në fund të shkurtit ai theu masën e sigurisë dy herë brenda vetëm 24 orësh.

Herën e parë karabinierët e gjetën në një bar dhe e kthyen sërish në banesë. Edhe ditën kur duhej të paraqitej në gjykatë, policia shkoi ta merrte në shtëpi, por ai nuk ishte aty. Kërkimet nisën menjëherë dhe 43-vjeçari u gjet përsëri në një tjetër lokal.

Pas këtyre shkeljeve të përsëritura, gjykata vendosi ta ashpërsojë masën e sigurisë për shkak të rrezikshmërisë dhe mosrespektimit të urdhrave të drejtësisë.

Më 7 mars me vendim të gjyqtarit të gjykatës së Bolonjës, karabinierët e Centos e arrestuan dhe e dërguan në burgun e Ferrarës në rrugën Arginone, ku tani ndodhet në dispozicion të drejtësisë për akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe për arratisjet e përsëritura nga arresti shtëpiak.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur
  • Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.