AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

by SHT Media
18/03/2026
in Kronikë
6
0
“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gati një vit nga mëngjesi tragjik i 26 marsit 2025, Mark Samson ka thyer heshtjen para drejtësisë. Në një seancë maratone prej tre orësh në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Romë, 24-vjeçari i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, ka pranuar për herë të parë dhunën fizike para aktit fatal.

​Për të analizuar këtë kthesë në procesin gjyqësor, në emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun në Radio Tirana, ishte e ftuar avokatja Anila Halili nga Kremona, Itali.

​​Sipas avokates Halili, kjo dëshmi shënon një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e autorit. Nëse më parë ai pretendonte se goditja kishte qenë aksidentale (me bërryl), dje ai pranoi se e ka qëlluar me grushte 22-vjeçaren pasi i kishte lexuar bisedat në telefon.

“Në Gjykatë, 24-vjeçari ka thënë se i ra një perde mbi sy kur pa mesazhet në telefonin e Ilarias që frekuentohej me një person tjetër. ‘Më hipi një ndjenjë inati, nuk e kontrollova dot veten dhe e godita’. Dje ai deklaroi se e ka qëlluar me grushte, nuk e mbante mend se sa herë, por më shumë se dy herë. Ai ka deklaruar se Ilaria nuk ka bërtitur shumë. Marku pretendon se ngjarja ka ndodhur në mëngjes pasi kishte një tabaka me të cilën po i shërbente mëngjesin 22-vjeçares, ku mbi të kishte dhe një thikë me të cilën e ka goditur”, zbulon avokatja.

​Halili shpjegon se kjo tentativë për të paraqitur krimin si një humbje kontrolli momentale është një strategji për të shmangur dënimin maksimal. “Deklaratat e tij duket sikur duan të eliminojnë akuzën e vrasjes me paramendim, sepse dënohet me burgim të përjetshëm. Ai i përdor këto elemente ose justifikime si rrethana lehtësuese”.

​​Një nga pikat më të forta të analizës së avokates ishte mospërputhja mes dëshmisë së autorit dhe provave fizike në vendngjarje. “Si ka mundësi që kishte gjurmë gjaku në korridor dhe në vaskë?”, pyet avokatja Halili. “Kjo na bën të dyshojmë që Ilaria ka tentuar të largohej ose ai e ka tërhequr nga një ambient në një tjetër, pasi dimë që trupi i saj është futur në një valixhe dhe është hedhur në greminë”.

​Për më tepër, Halili vuri në dukje se paramendimi vërtetohet nga mesazhet që ai i kishte dërguar shokut të tij. “Ai kishte kodin e telefonit të Ilarias pa dijeninë e saj. I kishte shkruar një shoku: ‘Pashë mesazhet e Ilarias dhe e di shumë mirë që do përfundoj në burg’”, tha avokatja.

​“Pasi ajo ka kuptuar gënjeshtrat, vendosi ta linte”, shpjegoi avokatja, duke shtuar se ky fakt kishte shërbyer si pikë kthese. Megjithatë, edhe këtu dëshmitë janë kontradiktore, pasi Marku ka deklaruar: “Ajo donte të më linte, por e lashë unë i pari”, duke treguar një zemërim të grumbulluar që buronte nga lëndimi i egos së tij përpara se të kryente krimin.

​Procesi penal është i ndarë për dy personat e përfshirë në këtë tragjedi. Ndërsa Mark Samson përballet me drejtësinë për vrasje dhe fshehje kufome, e ëma e tij tashmë e ka marrë ndëshkimin. “E ëma është dënuar me dy vjet. Ajo ka bashkëpunuar për fshehjen e kufomës dhe të provave, duke pastruar njollat e gjakut në shtëpi”.

​Mbi Mark Samsonin rëndojnë dy akuza. “Vrasje me dashje (neni 575), i cili parashikon 24-30 vite burg dhe fshehja e kufomës (neni 412), që parashikon 2 deri në 7 vite burg”.

​​Tragjedia e Ilaria Sulës ka marrë përmasa kombëtare në Itali. Universiteti ku ajo studionte ka organizuar manifestime dhe emri i saj është kthyer në një simbol të luftës kundër feminicidit.

​Avokatja Halili theksoi rëndësinë e “Il Codice Rosso” (Ligji 69 i vitit 2019), i cili ka ashpërsuar masat ndaj dhunës me bazë gjinore.

“Janë masa më të ashpra sepse në Itali kanë ndodhur një numër shumë i madh i vrasjeve të vajzave dhe grave. Ky ligj parashikon mbrojtje ekonomike, përshpejtim procedural, arrestim të detyrueshëm dhe byzylyk elektronik”, tha ajo.

​Seanca e djeshme ishte e rëndë edhe për familjarët e viktimës. Avokatja tregoi se prindërit e Ilarias u detyruan të largoheshin nga salla kur Samsoni nisi të përshkruante detajet e vrasjes, me babain e saj që shpërtheu në lot.

“Nuk mund të falet dhe nuk mund të ketë një dënim të ulët. Dhimbja që familja përjeton është shumë e madhe. Ata kanë thënë se presin të bëhet drejtësi për vajzën e tyre”, përfundoi avokatja Anila Halili.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane
  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.