• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dyshime se vdekja aksidentale mund të jetë vrasje. Shkak, parcelat me kanabis

20/09/2025
in Kronikë
Babë e bir sulmojnë efektivët e Policisë në Tiranë, 41-vjeçari përfundon në pranga, procedohet i mituri

Mirel Çokaj, shtetasi nga Malësia e Madhe që humbi jetën në një terren të thepisur malor në Kozhnje, sipas të afërmve të tij nuk është rrëzuar në mënyrë aksidentale, siç pretendon policia, por, sipas tyre, 40-vjeçari është vrarë nga dikush atje. 

Rifat Çokaj, një ish-oficer policie me banim në Amerikë, ka bindje se kushëriri i tij ruante parcelat me kanabis në një zonë të thellë të Malësisë së Madhe bashkë me 4 persona të tjerë dhe se njëri prej tyre e ka shtyrë drejt humnerës duke e vrarë Mirel Çokajn, shkruan A2. 

“Mireli, në atë zonë, ka dalë për punë. Edhe policia e di se për çfarë pune. Opinioni le ta dijë se ai doli për parcelën e drogës që është mbjellë atje. Nuk e di arsyen pse policia nuk ka kontrolluar zonën, por thjesht janë mjaftuar me gjetjen e kufomës, “paketimin” e kufomës dhe dërgimin në morg. Dikush ka qenë me të për të ruajtur drogën, dyshimet tona janë se e kanë shtyrë dhe e kanë hedhur poshtë. E kanë vrarë që të mos i japin pjesën e tij”, tha Çokaj. 

Rifat Çokaj ngre dyshime edhe ndaj personave konkretë, të implikuar, sipas tij, në këtë vrasje: “Personi që ka dhënë njoftimin se Mireli nuk përgjigjet në telefon, është shok apo ortak i Mirelit? Sepse, me informacionin që kam unë, janë më shumë se dy veta që janë ortakë. Nuk ua di emrat, sepse po t’ia dija i bëja publik sepse nuk pyes për askënd. Por, ai që njoftoi se Mireli nuk përgjigjej në telefon, si dinte t’i dërgonte shërbimet e policisë te kufoma? Ishte me të?”. 

Sakaq, policia vijon t’i qëndrojë versionit se i ndjeri Mirel Çokaj ka humbur jetën aksidentalisht. Të pyetur mbi pretendimet e të afërmve të viktimës, Policia e Shkodrës ka pohuar se në vendin ku është gjetur viktima nuk ka parcela droge. Ndërsa në zonën që pretendohet nga kushëriri, policia nuk ka informacion për parcela droge.   

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!