• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

15/01/2026
in Politikë
“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, në një deklaratë për shtyp ka kërkuar që të bëhet transparencë sa i përket parkut Durana.

Ai e ka quajtur të gjithën një nga evazionet më të mëdha fiskale, ndërsa ka shtuar se është qeveria që ka implementuar skemën duke grabitur paratë e shqiptarëve dhe duke ua dorëzuar kompanive të përzgjedhura.

“Të bëhen publike emrat e kompanive të regjistruara në park, emrat e pronarëve dhe përjashtimet fiskale që janë përfituar.
Modeli dhe përputhshmëria me legjislacionin, informacione që do të ndikojnë në bërjen transparencë në këtë që po paraqitet para shqiptarëve si një nga evazionet më të mëdha fiskale, me konceptimin e bashkëpunimin e plotë të qeverisë shqiptare.
Vetë qeveria përzgjedh kompanitë dhe implementon skemën. Qeveria pra vjedh paratë dhe i çon në kompanitë e përzgjedhura.

Duarana është pikërisht skema që BE e ka luftuar prej kohësh”, tha ai.

 

Deklarata e plotë:

Me cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe në pozicionin e nënkryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, i jam drejtuar dje me një shkresë zyrtare, Ministres së Ekonomisë dhe Ministrit të Financave, për të marrë një informacion sa më të plotë për cështjen shqetësuese të Parkut Virtual Teknologjik «Durana» !

Letra kërkon informacion të plotë mbi këto cështje:
a. Emrat e kompanive të regjistruara në këtë park, emrat e pronarëve të tyre, adresat reale të kompanive, përfitimet financiare që këto kompani kanë marrë si pasojë e përjashtimeve fiskale që parku ofron ;
b. Arsyet e përzgjedhjes së këtij modeli nga ana e qeverisë shqiptare, si dhe përputhshmëria e këtij modeli me legjislacionin e BE-së, vecanërisht me rregullat e Ndihmës Shtetërore;
Këto informacione do të ndihmojnë për të hedhur dritë dhe bërë transparencën e plotë mbi një cështje shumë të ndjeshme, e cila po shpaloset përpara opinionit publik si një ndër evazionet më të mëdha fiskale, dhe kësaj radhe si asnjëherë tjetër, me konceptimin dhe bashkëpunimin e plotë të qeverisë shqiptare.
Me pak fjalë, jemi përpara një situate ku mesa duket, vetë qeveria që ka ndërtuar një skemë evazioni fiskal, përzgjedh kompanitë e saja të preferuara dhe më pas implementon ajo vetë këtë skemë! Praktikisht, qeveria vjedh paratë publike dhe i dërgon ato tek kompanitë e përzgjedhura!
Gjatë kësaj jave, përfaqësues të qeverisë kanë mbajtur qëndrimin se ky është një model që haset në vendet e BE-së. Por në fakt, pretendimet e qeverisë se Bashkimi Evropian ofron modele të tilla, janë totalisht të paqena dhe të rreme. E vërteta është kjo:

Së pari, nuk ekziston asnjë model i një “Parku Virtual” me përjashtime tatimore, në asnjë vend anëtar të BE-së.
Së dyti, në parqet fizike, e vetmja gjë që mund të krahasohet me një “përjashtim” është sistemi unik i Estonisë, ku norma 0% e taksës aplikohet vetëm mbi fitimin që ri-investohet dhe mbahet brenda kompanisë, duke paguar taksë të plotë kur shpërndahet si divident. Pra referenca që qeveria i bën modeleve në të ngjashme në BE janë të rreme;
Së treti, dhe më e rëndësishmja: modeli “Durana” i qeverisë, është pikërisht praktika që Bashkimi Evropian ka luftuar prej vitesh për ta eleminuar.
BE-ja ka një standard tatimor ndërkombëtar të detyrueshëm, të njohur si Qasja Nexus (Nexus Approach of Base Erosion and Profit Shifting (BEPS) Action Plan-BEPS). Ky standard është krijuar nga OECD, për të parandaluar përdorimin e lehtësirave tatimore për mashtrime me dokumente/evasion fiskal.
Parimi është i qartë:
• Modeli i BE-së kërkon që çdo lehtësim tatimor për inovacionin të jetë drejtpërdrejt proporcional me shpenzimet reale dhe të verifikueshme të Kërkimit dhe Zhvillimit (R&D)—njerëzit, laboratorët, puna—të kryera në atë vend. Ai shpërblen aktivitetin ekonomik real.
• Ndërsa në Modelin Durana, jepen përjashtime 100% nga taksat bazuar në regjistrim, duke shkëputur plotësisht lehtësimin tatimor nga lidhja fizike (Nexus) e punës. Ai shpërblen regjistrimin me dokumente/virtual.
BE-ja ofron ulje të normës tatimore për fitimet nga inovacioni, jo një përjashtim të plotë 100% pa mbikëqyrje. Duke dhënë përjashtime të plota pa dëshmi të aktivitetit fizik, modeli Durana shkel frymën dhe shkronjën e drejtësisë tatimore të vendosur nga partnerët tanë evropianë.

Afera “Durana” na sjell përpara një cështjeje tjetër shumë të ndjeshme: minimi i konkurrencës së ndershme dhe mbështjetja e pabarabartë e bizneseve! Sepse “Durana” krijon një fushë loje tërësisht të pabarabartë që dënon bizneset e ndershme shqiptare:
Çdo kompani tjetër e ndershme shqiptare e IT-së që paguan punonjësit, investon në zyrat e saj dhe respekton ngarkesën e plotë tatimore, tani është në një disavantazh konkurrues masiv dhe të paqëndrueshëm kundrejt kompanive të regjistruara në këtë “Park Virtual” të pretenduar.
Nga ana tjetër, stimuli fiskal nuk është për inovacionin e vërtetë, ai është për shmangie tatimore. Ai ridrejton kapitalin nga Kërkimi dhe Zhvillimi i vërtetë drejt regjistrimeve fantazmë, duke mbytur kështu potencialin për rritje të ndershme dhe të qëndrueshme në sektorin e teknologjisë të vendit tonë.

Modeli “Durana”, i sajuar nga qeveria shqiptare për të vjedhur paratë e shqiptarëve, në emër te skemave financiare gjoja “të certifikuara nga BE” shënon një rekord të ri të kapjes së shtetit, ku tashmë nuk janë grupet e interest që deformojnë vendimarrjen qeveritare për interesa të tyret, por vetë qeveria që deformon me qëllim vendimarrjen e saj për t`i mbushur xhepin një grupi kompanish që janë po klientë të saj!

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!