AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Dumani të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë…”, ambasadori i BE: Kam besim në drejtësinë e re!

by SHT Media
13/04/2024
in Politikë
6
0
“Efikasiteti i Gjyqësorit sfida kryesore”, Gonzato: Të zgjidhet Avokati i Popullit dhe Komisioneri i Antidiskriminimit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i BE Silvio Gonzato foli nga Shkodra për reformën ne drejtësi dhe presionet e politikës.

Silvio Gonzato zhvilloi dje një takim me studentët e drejtësisë në Shkodër.

Ambasadori i BE-së tha se reforma në drejtësi është një reformë që jo vetëm garanton pavarësinë e sistemit të drejtësisë, por siguron që edhe sistemi i drejtësisë të jetë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve.

Gonzato tha se nëse Shqipëria dëshiron të integrohet në BE, atëherë duhet që vendi të luftojë korrupsionin. Ai tha se ka besim në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Silvio Gonzato: Jam këtu në Shkodër me studentë të drejtësisë për të folur për sistemin e drejtësisë, reformën në drejtësi dhe rolin që ka edhe shoqëria civile për të siguruar që reforma që u ndërmor në vitin 2016 është një reformë që jo vetëm garanton pavarësinë e sistemit të drejtësisë, por siguron që edhe sistemi i drejtësisë të jetë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve, sepse qëllimi i reformës ishte pikërisht ai që t’u jepte njerëzve besim, besim te institucioni, besimi veçanërisht te drejtësia e Shqipërisë, sepse kjo është ajo që na duhet për të promovuar një mjedis të shëndetshëm biznesi, të sigurohemi që njerëzit të duan të investojnë në Shqipëri, por edhe të sigurohemi që njerëzit të marrin drejtësinë.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që, institucioni i posaçëm që u krijua pikërisht për t’u marrë me rastet e nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, tani po sjell disa rezultate. Mendoj se i jep besueshmëri vendosmërisë së Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, sepse korrupsioni është i dëmshëm për shoqërinë, është i dëmshëm për ekonominë, kështu që nëse Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është e qartë rruga që duhet ndjekur. Ky duhet të jetë një nga prioritetet e Shqipërisë dhe duhet të çojë në rezultate konkrete. Pra, e dini, unë kam besim në sistemin e drejtësisë shqiptare. Mendoj se thjesht duhet ta lëmë të bëjë punën e vet dhe të shohim se në çfarë do të sjelle. 

Shikoni, reforma e 2016-ës synonte konkretisht të garantonte që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur, të jetë i vetëqeverisur dhe prandaj është rezistent dhe elastik ndaj presioneve politike. Kështu që unë i diskutova këto gjëra edhe me z. Dumani dhe ai është i bindur, po bën punën e tij dhe mendoj se duhet të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë. A ka presion nga politika? Nuk më takon mua ta them, por ai nuk duket se ishte i shqetësuar për këtë.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.