• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Duhet të anulohet”, Amnesty International reagon për marrëveshjen mes Ramës dhe Melonit: E paligjshme dhe papë

08/11/2023
in Kryesore
“Duhet të anulohet”, Amnesty International reagon për marrëveshjen mes Ramës dhe Melonit: E paligjshme dhe papë

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International thotë se: “Individët e shpëtuar nga autoritetet italiane në det, përfshirë ata që kërkojnë siguri në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të dërgohen në një vend tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil dhe rrethanat individuale”.

Në një reagim pas njoftimit se udhëheqësit e Italisë dhe Shqipërisë kishin arritur një marrëveshje për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve të shpëtuar në det nga anijet italiane, zonja Elisa De Pieri, me organizatën Amnesty International, tha se personat e shpëtuar në det nga autoritetet italiane janë nën juridiksionin italian. Ajo tha se ligji është shumë i thjeshtë për t’u kuptuar dhe se emigrantët nuk mund të dërgohen në një vend tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me rikthimin, një praktikë e cila është e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar dhe evropian dhe për të cilën Italia është dënuar tashmë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Marrëveshja është e paligjshme, e papërshtatshme dhe duhet të anulohet, tha zonja Elisa De Pieri, me organizatën Amnesty International.

“Italia pretendon se personat e ndaluar do të mbeten nën juridiksionin italian, por realiteti është se marrëveshja do të përdoret për të anashkaluar ligjet e Italisë, BE-së dhe ligjin ndërkombëtar. Kjo mund të ketë pasoja shkatërruese për azilkërkuesit, të cilët mund t’u nënshtrohen ndalimeve të gjata dhe shkeljeve të tjera, jashtë kontrollit të autoriteteve të drejtësisë italiane”.

Komisioni Evropian tashmë e ka bërë të qartë se ligji i BE-së për azilin nuk mund të zbatohet jashtë kufijve të bllokut./VOA

Më të lexuarat

  • Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2

    Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me 4 mln euro zgjidhej problemi i zjarreve”, Artan Hoxha: Rama premtoi avion Canadair 5 vite më parë, lekët ja dha Kaney West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka akuza të forta për PD, përplaset me Telitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thirret në SPAK Eral Myftaraj, “sheiku” i tenderave që përfitoi 60 milionë euro me mburojën e Bledi Çuçit dhe bandave të Elbasanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Albanian Marketing Academy, kurse profesionale apo kurse për “terrorizëm” online? Pronari i saj Enea Doku pjese e bandës linçuese të bizneseve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “CEZ-DIA”/ SPAK kërkon 5 vite burg për Fatime Kryemadhin dhe sekuestrimin e vilës në Kodrën e Diellit, ja pretenca për të tjerët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!