AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Duhet një rregullore e veçantë”/ Numri i lartë i aksidenteve, eksperti: Të pezullohet patenta, gjobat nuk bëjnë efekt

by SHT Media
28/03/2025
in Kronikë
6
0
“Duhet një rregullore e veçantë”/ Numri i lartë i aksidenteve, eksperti: Të pezullohet patenta, gjobat nuk bëjnë efekt
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësia tej normave të lejuara gjatë udhëtimit janë shkaqet kryesore të aksidenteve, e sidomos kur janë me pasoja të rënda në humbje jete. Për ekspertin e Sigurisë Rrugore Islam Qibinin shqetësues është tejkalimi i shpejtësisë nga moshat e reja dhe se ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor nuk kanë dhënë impakt pozitiv.

“Një nga faktorët kryesore të aksidenteve automobilistike është shpejtësia. Por ndryshimet që kanë bërë vitet e fundit, nuk kanë pasur impaktin e duhur, nuk kanë ndikuar pozitivisht në sigurinë rrugore”, tha për A2 CNN, eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini.

Sipas Qibinit, Kodi i Rrugor ka nevojë për një VKM ku të përcaktohen të gjitha shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve.

“Ka ardhur koha të kemi një rregullore, një VKM të veçantë përsa i përket rregullave të qarkullimit rrugor që duhet të kenë parasysh përdoruesit e mjeteve. Përveç Kodit Rrugor të kemi një rregullore të veçantë ku të specifikohet çdo dispozitë e Kodit Rrugor, mënyrën se si duhet që një drejtues mjeti të ktyejë një manovër”, shtoi Qibini.

Elsperti thotë se në ndryshimet e bëra gjatë viteve të fundit në Kodin Rrugor, zgjidhje nuk janë gjobat por pezullimi i patentës dhe ulja e pikëve.

“Ndryshimet e reja që u bënë në Kodin Rrugor, për shembull një drejtues mjeti që shpërfill normat e sjelljes sa i përket limitit dhe kufizimit të shpejtësisë, ai mund të paguajë dyfishin e gjobës dhe nuk i pezullohet leja e drejtimit. Kjo duhet parë pasi kemi një kategori të rinjsh që nuk e kanë problem pagimin e gjobës dhe përsëri vazhdojnë të qarkullojnë mbi normat e lejuara të shpejtësisë”, nënvizoi eksperti.

Një javë më parë, një aksin Vorë-Fushë-Krujë, katër të rinj humbën jetën në një aksident tragjik, pasi mjeti që ata udhëtonin lëvizte me shpejtësi tek normave dhe u përplasën me një betoniere që kishte ndaluar në rrugë dhe pa ndezur bllokazhin.

Një tjetër aksident i rëndë që i mori jetën tre të rinjve, drejtuesit të mjetit 20 vjeçar dhe dy vajzave që udhëtonin me të dhe në nga një tjetër automjet mbetën të lënduar 4 persona ndodhi pikërisht në rrethrrotullimin në hyrje të Tirnaës. Ngjarje kjo dhe një aksident po aq i rëndë i ndodhur më 9 mars të vitit 2023. Edhe në këtë aksident, hetuesit zbuluan se shkak ishte shpejtësia tej normave të lejuara.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Delegacioni i BE-së reagon për protestën e studentëve: Të shmanget përshkallëzimi i tensioneve

14/10/2026

“Mos na mbani peng, duam vetëm drejtësi”, familjarët e Gërdecit letër kreut të GJKKO për zvarritjen e procesit

14/10/2026

205 mijë studentë dhe gjimnazistë. Sa në protestë?

14/10/2026

Kremlini për luftën në Ukrainë: Evropianët po bëjnë gjithçka që munden për ta vazhduar atë

14/10/2026

Policia apel protestuesve: Distancohuni nga personat e maskuar dhe shmangni dhunën!

14/10/2026

Horror në Tiranë, 35-vjeçari i vë flakën banesës së prindërve të gruas, vdesin bashkëshortët

14/10/2026

VIDEO / Momenti kur persona të maskuar shkulin rrethimin metalik dhe sulmojnë Ministrinë

14/10/2026

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta dhe benzina me 6 lekë më pak

14/10/2026

Ndryshime në axhendën politike, anulohet edhe mbledhja e Grupit të PD

14/10/2026

Lezha kryeson aksidentet/ Rrugët interurbane dytësore regjistrojnë më shumë raste

14/10/2026

VIDEO / Ministri Gogu reagon për protestën: Dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje

14/10/2026

Protestuesit rikthehen te Ministria e Arsimit, shkulet gardhi metalik dhe hidhen gurë

14/10/2026

Çfarë pritet nga samiti i tetorit i BE-së

14/10/2026

“15 u shpëtuan, vetëm shqiptari u zhduk” / Misteri në Detin e Zi, MEPJ zbulon dyshimet pas sulmit me dron

14/10/2026

Zelenskyy: Rusia tregon mungesë respekti ndaj SHBA dhe Trumpit duke vazhduar sulmet

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Delegacioni i BE-së reagon për protestën e studentëve: Të shmanget përshkallëzimi i tensioneve
  • “Mos na mbani peng, duam vetëm drejtësi”, familjarët e Gërdecit letër kreut të GJKKO për zvarritjen e procesit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.