Studentët janë mbledhur sërish këtë të mërkurë përpara Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e radhës pas bojkotit të mësimit në disa universitete dhe gjimnaze.
Siç shihet nga pamjet, mes protestuesve ndodhet edhe një grup i vogël personash të maskuar, për të cilët nuk është e qartë nëse janë studentë. Ata shihen duke shkulur tabela rrugore dhe kangjella metalike pranë zonës ku po zhvillohet protesta, ndërsa pjesa tjetër e studentëve qëndron e tërhequr, duke protestuar në mënyrë paqësore.
Protesta e sotme vjen pas përplasjeve të një dite më parë dhe thirrjeve për bojkot të procesit mësimor në disa institucione arsimore.
https://javanews.al/wp-content/uploads/2026/10/WhatsApp-Video-2026-10-14-at-12.15.58-PM.mp4
https://javanews.al/wp-content/uploads/2026/10/WhatsApp-Video-2026-10-14-at-12.20.00-PM.mp4
Burimi: Kronikë
